Tregon Abdus Settir Sha’ua:
Shejkhu ynë, Mukbil ibnu Hadij, ra në koma për katër ditë në spitalin “Melik Fejsal” në Xhiddeh: nuk fliste, nuk shihte, nuk dëgjonte dhe ishte me serume nga të gjitha anët. Ne ishim të pranishëm. Deri në çastin e fundit, nuk fliste. Ndërkohë qê nuk dëgjonte dhe nuk dinte asgjë se ç’bëhej, por kishte katër ditë si i vdekur, njëri nga të pranishmit i tha: O shejkh! La ilahe il-la Allah…
Shejkhu lëvizi gjuhën dhe e tha, ndërsa kishte katër ditë si i vdekur; lëvizi gjuhën dhe e përsëriti shehadetin. Më pas, u shfaq në fytyrën e tij dritë, aq sa menduam se u kthye në jetë.
Por më pas vdiq. Allahu e mëshiroftë!
Përgatiti: AbduRrahman Mema