Loading

Shejkh el-Albanī: Po.

Shejkh Rabi: Këto dhe mendimet e tij (Sejid Kutbit). Unë e kam studiuar “Dhilalin” dhe gjithë librat e tij. “El-Adaleh” dhe çdo gjë.

Shejkh el-Albanī: El-hamdulilah.

Shejkh Rabi: I di plotësisht.
Allahu ju bekoftë!

Shejkh el-Albanij: Edhe ju gjthashtu ju bekoftë!

Shejkh Rabi: Ishte detyrë për mua të them atë që mendoj dhe atë që m’u bë e qartë.

Shejkh el-Albanij: Po.

Shejkh Rabi: Qoftë në akideh, qoftë në diçka tjetër. Si këshillë për hir të Allahut, në dobi të muslimanëve.

Shejkh el-Albanij: Kjo është detyrë. Nuk ka dyshim.

Shejkh Rabi: Po. Kjo sepse të rinjtë e ummetit sot, në Lindje dhe Perëndim, të rinjtë e ikhuanëve dhe sururive e kanë kthyer menhexhin e Sejid Kutbit si alternativë të Menhexhit Selefij. Fjala La ilahe il-lAllah sipas tyre është Hakimijah. E lavdërojnë atë të mëdhenjtë e sururive. Thonë se askush si Sejid Kutbi nuk e ka shpjeguar më mirë fjalën La ilahe il-lAllah. Ndërkohë që ai e shpjegon me rububijeh, hakimijeh dhe dominim etj., domethënë me kuptimin e rububijes. Më pas kalon në panteizëm. Dhe ju e kritikoni për këtë.

Shejkh el-Albanij: Po.

Shejkh Rabi: Më pas kalon në socializëm, më pas thotë se Kur’ani është i krijuar, më pas kalon në sharjen e mu’xhizeve, më pas në sharjen e transmetimeve ehad, madje edhe transmetimet muteuatir nuk i pranon në akideh. Rrjedhimisht pashë një të keqe me shtrirje të gjerë, e cila duhej luftuar dhe sqaruar. Allahu ju bekoftë!

Shejkh el-Albanij: Allahu ta shpëbleftë me të mira dhe bëftë dobi përmes shkrimeve të tua!

Shejkh Rabi: Allahu jua shpërbleftë me të mira!

Shejkh el-Albanij: Unë shpresoj që Allahu të ma lehtësojë për të përfituar nga leximi dhe studimi i tyre.

Shejkh Rabi: O shejkhu ynë…!

Shejkh el-Albanij: Po?

Shejkh Rabi: Pasha Allahun, unë të mbroj ty më shumë sesa veten! Pasha Zotin e Qiejve dhe Tokës!

Shejkh el-Albanij: Allahu ta shpërbleftë me të mira dhe të bekoftë!

Shejkh Rabi: Unë jam sprovuar nga organe politike etj. për shkakun tuaj. Allahu e di…

Shejkh el-Albanij: Lusim Allahun për ndihmë!

Shejkh Rabi: …. ne të llogarisim ty si imam të Selefizmit!

Shejkh el-Albanij: Allahu të bekoftë dhe të ruajttë o vëllai im! Ky është mendimi i mirë nga ana jote, por unë nuk jam gjë tjetër vetëm se një nxënës dijeje. E kërkojmë të vërtetën kudo qoftë.

Shejkh Rabi: O shejkh! Allahu ju bekoftë! Vetëm njerëzit e së mirës e njohin të mirën.

Shejkh el-Albanij: Kjo është e vërtetë. Allahu ta shpërbleftë dhe të bekoftë!

Shejkh: (Duket sikur thotë: Të rinjtë në lindje dhe perëndim)

Shejkh el-Albanij: Po…

Shejkh Rabi: Kanë lexuar në librat tuaj dhe përmes tyre njohën Menhexhin Selefij, qëndrueshmërinë, kapjen pas Kur’anit dhe Sunnetit. E të tjera dobi…

Shejkh el-Albanij: Kjo është mirësi prej Allahut. Nëse ka diçka prej saj, e gjitha është mirësi prej Allahut tebareke ue te’ala.

Shejkh Rabi: Allahu ju bekoftë!

Shejkh el-Albanij: {Çdo të mirë që keni është prej Allahut.}

Shejkh Rabi: Lus Allahun që t’ju bekojë në moshën tuaj!

Shejkh el-Albanij: Allahu të ruajttë o vëllai im dhe i bëftë dobi ummetit përmes teje!

Shejkh Rabi: Allahu ju bekoftë!

Shejkh el-Albanij: Edhe ju gjithashtu ju bekoftë! Ne kemi nevojë për kujdesin tuaj ndaj thirrjes selefijeh dhe ndaj njerëzve të saj të huaj në këtë kohë.

Vijojmë në atë rrugë! Në atë do të jetojmë dhe do të vdesim!

Shejkh Rabi: Insha’Allah.

Shejkh el-Albanij: Në atë rrugë jetojmë dhe do të vdesim insha’Allah!

Shejkh Rabi: Unë ju lutem me një lutje të veçantë që të lexoni këtë libër, veçanërisht në lidhje me tekfirin dhe fjalën se Kur’ani është i krijuar … Ju lutem, shejkhu ynë!

Shejkh el-Albanij: Lus Allahun që të ma lehtësojë këtë gjë.

Shejkh Rabi: Pastaj thoni fjalën e vërtetë. O shejkh, ata marrin prej teje dhe prej shejkh Abdul-Aziz ibnu Bazit një fjalë dhe e drejtojnë për prishjen e rinjve.

Shejkh el-Albanij: Allahu të bekoftë! Kjo nuk duhet të të shqetësojë shumë o doktor.

Shejkh Rabi: Si?

Shejkh el-Albanij: Them: Kjo nuk duhet të të shqetësojë shumë, sepse njerëzit e së kotës, qysh herët, prej Fjalës së Allahut tebareke ue te’ala, të cilës nuk i afrohet dot e kota as para, as nga pas, marrin atë që përforcon kufrin dhe devijimin e tyre, kështu që nuk është çudi që të marrin prej meje dhe prej atij që është më i madh se unë… Ti nuk je përgjegjës për ta.

Shejkh Rabi: O shejkh! Unë nuk kam për qëllim njerëzit e besëtytnive.

Shejkh el-Albanij: Unë e di kë ke për qëllim.

Shejkh Rabi: Kam qëllim ata që vijnë te ju duke qenë të maskuar me rrobat e selefizmit.

Shejkh el-Albanij: Unë e di kë ke për qëllim. Allahu të bekoftë! Unë kam për qëllim ata që ke ti për qëllim.

Shejkh Rabi: Si?

Shejkh el-Albanij: Unë e di kë ke për qëllim. Unë kam për qëllim ata që ti ke për qëllim. InshaAllah.

Shejkh Rabi: Allahu të bekoftë o shejkh!

Shejkh el-Albanij: Po.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: