Ka thënë el-ál-lāmeh Salih ibnu Feuzān el-Feuzān -Allahu e ruajttë-:
Si sot në këtë ditë u zhvillua beteja e madhe e Bedrit në vitin e dytë të hixhretit.
Bedër është emri i një pusi në një vend mes Mekës dhe Medinës, tani Bedri është një qytet i banuar.
Muslimanët u nisëm dhe synonin karvanin të cilin po sillnin kurejshët prej Shamit, që të merrnin atë që kishin marrë mushrikinët prej tyre në Mekë, sahabët kërkonin pasurinë për t’u mbrojtur me të, ndërsa Allahu dëshironte luftën që Islami të fitonte mbi shirkun, sigurisht që kjo ka vështirësitë e veta por përfundimi i saj është i lumtur.
Mushrikinët gjithashtu nuk erdhën për të luftuar, ata erdhën se dëshironin që të vizitonin Bedrin dhe të thernin devetë dhe që arabët të dëgjonin për daljen e tyre, por Allahu ishte Ai që e dëshiroi atë, sa i takon karvanit, ai kaloi nga rruga përgjatë bregdetit, sepse prijësi i saj Ebu Sufjani -radij Allahu anhu-, kur mësoi për daljen e muslimanëve ndërroi rrugë dhe mori rrugën përgjatë bregdetit dhe e shpëtoi karvanin.
U takuan të dy palët pa pasur një takim, ashtu siç e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij, Pejgamberi filloi t’i lutet Zotit të tij që Ai t’u japë fitore muslimanëve dhe e kaloi natën para betejës së Bedrit duke lutur Allahun ndërsa sahabët flinin.
Kur agoi Pejgamberi i rreshtoi shokët tij, po ashtu edhe mushrikinët i rreshtuan njerëzit e tyre, filloi lufta dhe zbritën engjëjt për të ndihmuar muslimanët dhe për t’i bërë të qendrueshëm.
Erdhi shejtani te mushrikinët në pamjen e Surākah ibnu Malik, i cili përqafoi islamin pas kësaj, erdhi t’i nxiste ata dhe t’i premtonte fitoren, kur u përballën të dyja palët ai pa engjëjt dhe ia mbathi, duke thënë: {unë shoh atë që ju nuk e shihni} dmth shihte engjëjt {Unë kam frikë Allahun} -dhe ai është gënjeshtar- {Allahu është i Ashpër në ndëshkim}.
U zhvillua beteja dhe Allahu u dha fitore të madhe muslimanëve, ata kapën rob prej mushrikinëve 70 veta dhe vranë 70 prej tyre, Allahu -xhel-le ue ala- e sqaroi të plotë këtë betejë në suren El-Enfāl, dhe dy ajetet e sures El ‘Imran: {Allahu ju dha fitore në Bedër ndërsa ishit të pafuqishëm} ajeti.
Allahu e bëri ditën e Bedrit, ditë ngadhënjimi dhe Ai e quajti ditën e furkanit, sepse Allahu ndau atë ditë të vërtetën nga e kota.
Kjo betejë ndodhi natën e 17 të Ramazanit, ashtu siç e kanë përmendur historianët dhe Allahu e di më së miri.
Nuk kemi ndonjë dobi që të dimë datën e zhvillimit të betejës së Bedrit, e rëndësishme është që ajo ka ndodhur dhe muslimanët korrën fitore, lavdërimi i takon Allahut, çfarëdo dite qoftë ajo, ne marrim prej saj mësime dhe këshilla dhe nëse muslimanët janë të sinqertë me Allahun, Ai jua jep atë që i ka premtuar.
Kur e vërteta përballet me të kotën, atëherë e vërteta do të triumfojë, vetëm nëse njerëzit e saj kanë të meta.
Por nëse njerëzit e të vërtetës janë të vendosur dhe synojnë për të ndihmuar Islamin dhe nuk kanë qëllime dhe ambicje të tjera, atëherë Allahu do t’i ndihmojë ata.
Marrë nga disa cicërima tek faqja e shejkhut në Twitter
Përktheu: Abdur-Rahman Mema