Loading

El-Al’lameh Rebi bnu Hadij el-Medkhalij -hafidhahu’Allah- Ka thënë:

Besimtari gjithmonë ka frikë se mos gjendja e tij ndryshon.

Është vërtetuar nga Aishja dhe Enesi -radij’Allahu anhuma- se:

I Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte shpesh:

«O Rrotullues i zemrave, bëje zemrën time të qendrueshme në fenë Tënde!»

I thashë: O i Dërguari i Allahut, kemi besuar tek ti dhe tek ajo me të cilën ke ardhur, a ke frikë për ne?

Tha: «po, me të vërtetë zemrat janë midis dy gishtave prej Gishtave të Allahut -azze u xhel’le- i rrotullon ato ashtu siç dëshiron.»

Kjo është, vAllahi ky është fikhu:

Se njeriu nuk është i sigurt për veten e tij, sepse “shejtani qarkullon në venat e birit të Ademit ashtu siç qarkullon gjaku”

Ai duhet të kujdeset për zemrën e tij, mendjen e tij me një kujdesje të madhe, më shumë sesa kujdeset për pasurinë e tij, nderin e tij dhe për atë ku varet çështja e tij.

Duhet të kujdeset për ruajtjen e zemrës së tij para çdo gjëje tjetër.

{رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً إِنَّكَ أَنتَ الْوَهَّابُ}

{Zoti ynë, mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta) pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, na dhuro Mëshirën Tënde, me të vërtetë Ti je Dhuruesi i Madh}

📚 مرحبًا يا طالب العلم” (ص ٧٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: