Pyetje drejtuar shejkh Muhamed ibnu Hadī el-Med’khalī
Ky pyetës thotë se: I kanë bërë shumë padrejtësi, a i lejohet atij të lutet kundër atyre që i kanë bërë padrejtësi, duke patur parasysh se ata të cilët i kanë bërë padrejtësi janë babai dhe vëllai?
Përgjigje: le të bëj durim ndaj tyre, ama sa i përket babait ai ka drejta të mëdha, sado që të ketë bërë padrejtësi ti je i biri i tij, duhet të bësh durim ndaj tij.
Dhe vëllai është një pjesë e jotja, a dëshiron që atë ta godasë e keqja, jo pasha Allahun!
«Askush nuk beson derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për veten e tij.»
Kjo është në përgjithësi për të gjithë Muslimanët, vallë si i bie kur bëhet fjalë për vëllanë tënd prej nënës dhe babait, apo për vëllanë nga nëna apo nga babai.
I mënçuri bën durim në këto raste dhe e përballon, i lutet Allahut për ta dhe ndjek shembullin e Pejgamberit ﷺ kur Kurejshët e lëndonin dhe thoshte:
«O Allah, fale popullin tim se ata nuk dinë!»
I erdhi engjëlli i maleve me Xhibrilin -alejhis salatu ues selãm- dhe ai i tha: O Muhamed ky me mua është engjëlli i maleve, nëse dëshiron ai ua lëshon dy malet që rrethojnë Mekën mbi krye.
Tha: “jo, përkundrazi do i pres ata, unë shpresoj që Allahu të nxjerrë prej tyre pasardhës që e adhurojnë Allahun të Vetëm dhe nuk i shoqërojnë Atij në adhurim asgjë”
Duro, duro, duro dhe dije se duke bërë durim vjen rrugëdalja dhe ngadhënjimi me lejen e Allahut -Tebareke ue Te’la-.
{وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَ ٰلِكَ لَمِنۡ عَزۡمِ ٱلۡأُمُورِ}
{Kush bën durim dhe fal, vërtet kjo është prej virtyteve më të larta} [esh-Shūra: 43]
Bëj durim dhe shpreso shpërblimin, kjo është prej virtyteve më të larta, lusim Allahun të na japë sukses e të na dhurojë mirësi neve dhe ty, t’i bashkojë të gjitha zemrat tona, si dhe të na furnizojë me durim, dhe Allahu e di më së miri.
Ue sal’la Allahu ue sel’lem ue bãrik ‘ala abdihi ue Resulihi, nebijjina Muhamed ue ‘ala Elihi ue esahabihi ue etba’ihi bi-Ihsan.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema