Pyetje drejtuar el-Al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz -rahimehullah-
Kam dëgjuar se ai që hesht ndaj të vërtetës është shejtan memec, a është e saktë kjo?
Përgjigje: po, e kanë e thënë disa selef, nuk është hadith nga Pejgamberi -sal’Allahu alejhi ue sel’lem-, përkundrazi e kanë thënë disa dijetarë.
Kanë thënë: “Ai që hesht ndaj të vërtetës është shejtan memec, dhe ai që e thotë të kotën është shejtan që flet”.
Ai që e thotë të kotën dhe thërret për tek ajo, ky është prej shejtanëve që flasin.
Ndërsa ai që hesht ndaj të vërtetës duke pasur mundësi dhe nuk urdhëron për mirë as nuk ndalon nga e keqja, as nuk e ndryshon atë që është detyrë për t’u ndryshuar, hesht dhe ka mundësi që të flasë, për këtë thuhet se është shejtan memec, dmth prej shejtanëve të njerëzve.
Sepse detyra mbi besimtarin është refuzimi i të kotës dhe thirrja për tek e mira, nëse ka mundësi ta bëj këtë, atëherë bie detyrë mbi të, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
{وَلْتَكُنْ مِنْكُمْ أُمَّةٌ يَدْعُونَ إِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ} [آل عمران:١٠٤]
{Le të dalë një grup prej jush që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për mirë e të ndalojë nga e këqja. Këta do të jenë të shpëtuarit} [El Imran: 104]
Dhe ka thënë Ai -subhanehu ue te’ala-:
{وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ}
{Dhe besimtarët dhe besimtaret janë miq të njëri-tjetrit, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja} [et-Teubeh: 71]
Pejgamberi -ﷺ ka thënë:
«Me të vërtetë njerëzit nëse shohin të keqen dhe nuk e ndryshojnë janë në prag që Allahu t’i mbulojë me dënimin e Tij.»
Dhe ka thënë -alejhis salatu ues selãm-:
«Ai që sheh një të keqe le ta ndryshojë me dorën e tij, nëse nuk mundet le ta ndryshojë me gjuhën e tij, nëse nuk mundet me zemrën e tij dhe nëse nuk mundet atëherë le ta ndryshojë me zemrën e tij dhe ky është besimi më i dobët.» E ka shënuar el-Imam Muslim në Sahihun e tij.
Kjo na tregon për detyrimin e refuzimit të veprave të këqija, sipas mundësisë, me dorë, pastaj me gjuhë, pastaj me zemër.
Ai që hesht ndaj refuzimit të veprave të këqija, ndërkohë që ka mundësi dhe nuk ka pengesa, atëherë ky është shejtan memec.
http://www.binbaz.org.sa/mat/18316
Përktheu: Abdur-Rahman Mema