Loading

Pyetje drejtuar imamit Abdul-Aziz ibnu Bāz -Allahu e mëshiroftë-:

Pyetje: njeriut i vinë ndërmend vesvese dhe në veçanti në lëminë e teuhidit dhe besimit, a merret në llogari njeriu për këtë gjë?

Përgjigje: është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ në dy librat sahih dhe jo vetëm se ai ka thënë:

«Me të vërtetë, Allahu e ka falur ummetin tim për gjërat e këqija që i vinë ndërmend, për sa kohë që nuk i vepron ato apo nuk flet»

Është vërtetuar se Sahabët e pyetën atë ﷺ rreth asaj që u vjen ndërmend prej këtyre vesveseve që janë cekur në pyetje dhe ai ﷺ ju përgjigj me fjalën e tij:

«Ai është besimi i vërtetë»

Dhe ai -alejhis salatu ues selam- ka thënë:

«Njerëzit do vijojnë të pyesin njëri-tjetrin, derisa të thonë: Allahu krijoi çdo gjë, por kush e krijoi Allahun!? Kush has diçka prej kësaj, atëherë le të thotë: i Besova Allahut dhe të Dërguarve të Tij»

Dhe në një transmetim tjetër:

«Le të kërkojë ndihmë tek Allahu dhe le t’i braktisë mendime të tilla»

Transmetoi Muslimi në sahihun e tij.

📚 مجموع فتاوى ومقالات” الشيخ ابن باز (٧ /٧٤-٧٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: