Loading

Pyetje drejtuar esh-shejkh Ahmed bnu Jahja en-Nexhmij -rahimehullah-:

Pyetje: Disa njerëz thonë që esh-shejkh el-Albanij bën lehtësime në bërjen e haditheve sahih, cili është mendimi juaj për këtë?

Përgjigje: Kush është ky që e thotë? La haule ue la kuwete ila bil Allah!

Thuaji atij: puno çerekun e asaj që ka punuar esh-shejkh el-Albanij, derisa të shohin njerëzit punën tënde, pastaj dëgjo se çfarë do të thonë, nëse të shajnë, atëherë ti zemërohesh, përse zemërohesh? Thua: ja ku është mundi dhe puna ime, pavarësisht kësaj më shajnë!

Dhe kush, el-Albanij me librat e të cilit janë mbushur bibliotekat, i cili derdhi mundin e tij dhe u izolua nga njerëzit për afro 60 vjet apo 70 vjet, punonte 2 orë në ditë duke ndrequr sahatet, sa për të siguruar ushqimin, pastaj shkonte në bibliotekë.

Dhe ky burrë, i cili bëri këtë punë, bëri dallimin midis Haditheve të saktë dhe atyre të dobëta, i vuri mënjanë hadithet e dobëta dhe ato të sakta në anën tjetër, e bëri dallimin duke u shërbyer njerëzve, e pavarësisht kësaj shahet!

Ai është njeri, nëse gabon, supozo se gaboi 10 hadithe nga 100 hadithe, a nuk lavdërohet për këto 90 hadithet që ia ka qëlluar, patjetër që lavdërohet, apo jo?

Atëherë, njeriut duhet t’i vijë turp që nxjerr nga goja këto fjalë ndaj njerëzve të tillë, të cilët e kanë kaluar jetën e tyre në bindjen ndaj Allahut dhe në thirrjen për tek ajo, dhe në shërbim të sunnetit dhe Librit të Tij, pavarësisht kësaj akuzohet!

Vjen një njeri i mjerë, Allahu e di gjendjen e tij dhe thotë: filani është kështu, të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi!

http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143705

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: