![]()
Shejkh Sulejman Er-Ruhejli:
Nëse dikush më shkruan një mesazh tekstual, qoftë edhe me telefon, në WhatsApp apo të ngjashme, dhe më përshëndet me “selam”, a është e detyrueshme ta kthej selamin?
Përgjigjja: Po, e ke detyrë t’ia kthesh selamin.
Mirë, si t’ia kthej selamin?
Detyrimi është që ta kthesh me shqiptim (me gojë).
Nëse të ka ardhur një mesazh, edhe pse përmes telefonit, dhe në të shkruhet “Esselamu alejkum”, them: “Ue alejkumus selam”.
“Esselamu alejkum ue rahmetullah!” Them: “Ue alejkumus selamu ue rahmetullah”, ose shtoj edhe “ue berekatuh”.
Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, është e pëlqyeshme që t’ia shkruash përgjigjen, p.sh. t’i dërgosh një mesazh me “Ue alejkumus selam ue rahmetullah.”
Po, disa dijetarë e shohin si detyrim që ta shkruash; sidoqoftë kjo është çështje që ka diskutim.
Pra, më e plota është që t’ia shkruash përgjigjen, ndërsa detyrim është që ta kthesh selamin me shqiptim.
Këtë e kemi shumë të nevojshme sot, kur na vijnë mesazhe në telefona dhe në to shkruhet: “selam”. Detyrë është që ta kthejmë selamin.
Disa njerëz mendojnë se meqë nuk të dëgjon, nuk ke pse të përgjigjesh. Por jo, përderisa ai të ka dhënë selam dhe të ka mbërritur selami, e ke detyrim të thuash: “Ue alejkumus selam”; dhe nëse ia kthen selamin edhe me shkrim, atëherë kjo është më e plota.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema