Ka thënë Profeti ﷺ: «Kush del nga shtëpia me avdes, për në namazin farz, shpërblimin e ka si shpërblimi i haxhiut!»
Me këtë bëhen pesë (pra, shkuarja në xhami për pesë vaktet.)
Ka thënë Profeti ﷺ: «Kush e fal namazin e sabahut me xhemat, më pas rri ulur duke përmendur Allahun derisa të dalë dielli dhe fal dy rekate, shpërblimin e ka si të haxhit dhe umras! I plotë, i plotë, i plotë!»
Me këtë bëhen gjashtë.
Ka thënë Profeti ﷺ: «Kush shkon herët në xhami duke mos dashur gjë tjetër vetëm se të mësojë hajrin apo t’ua mësojë të tjerëve, do të ketë shpërblimin e haxhiut! Haxh të plotë (me obligimet dhe sunnetet e tij)!»
Me këtë bëhen shtatë.
Shkroi: shejkh Sulejman Er-Ruhejlī
Përktheu: Abdur-Rahman Mema