Pyetje: Shejkh i nderuar, disa besojnë se ju i qëndroni një medh’hebi të caktuar. Ç’mund të na thoni në këtë rast?
Shejkh Ibnu Baz:
Për fetvatë që jap nuk qëndroj dhe nuk bazohem në medh’hebin e askujt. As të Ahmedit, as të të tjerëve veç tij. Ne bazohemi te ta për të kërkuar atë që ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ, qoftë ajo në medh’hebin e Ahmedit, Esh-Shafi’ijut, Malikut, Ebu Hanifes, dhahirive apo të disa selefëve të hershëm. Synimi është ky: kërkimi i asaj që tregon Kur’ani dhe Sunneti. Kjo është ajo në të cilën bazohemi. Dhe nuk bazohemi në medh’hebin e Ahmedit apo të tjerëve, përkundrazi, bazohemi tek ajo që ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ dhe tek ajo çka tregon Kur’ani dhe Sunneti në gjykime. Sepse kjo është detyrë për nxënësin e dijes. Po.
Intervistuesi: Allahu jua shpërbleftë me të mira!
Shejkhu: Lusim Allahun për sukses dhe udhëzim ndaj të gjithëve. Po.
Intervistuesi: Allahumme amin!
https://binbaz.org.sa/fatwas/15105/توجيه-حول-التقيد-في-الفتوى-بمذهب-معين
Përktheu: Abdur-Rahman Mema