Loading

Ka thënë el-al-lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-

Eklipsi është paralajmërim nga Allahu për një dënim që janë plotësuar shkaqet e tij, ai nuk është një dënim, porse është paralajmërim, ashtu sikurse ka thënë ﷺ:

“Allahu me to i frikëson robërit e Tij”

Dhe nuk tha: Allahu i dënon me to robërit e Tij, porse është frikësim dhe ne nuk e dimë se çfarë fshihet pas këtij frikësimi, mund të ketë dënime të shpejta ose dënime që mund të vinë më vonë tek vetet, pasuritë, fëmijët apo tek familja, dënime të përgjithshme dhe të veçanta, nuk e dimë, për këtë arsye ai ﷺ tha:

“Nëse e shihni atë nxitoni në përmendjen e Allahut”

Nuk tha: ngrihuni, as nuk tha: faluni, përmendni Allahun, porse tha: nxitoni, nxitoni në përmendjen e Allahut, në kërkimin falje, thoni tekbir, jepni lëmoshë dhe lironi skllevërit, të gjitha këto tregojnë për rëndësinë e këtij eklipsi.

Eklipsi ka dy shkaqe:

Shkaku i parë: frikësimi, frikësimin e robërve, nëse shtohen gjynahet dhe ato dominojnë mbi zemrat, lusim Allahun të na ruajë.

Shkaku i dytë: caktimi universal dhe ai është ajo që përmendin njerëzit se shkaku i eklipsit të diellit është futja e hënës në mes diellit dhe tokës dhe eklipsi i hënës futja e tokës në mes diellit dhe hënës dhe nuk është e pamundur që Allahu -azze ue xhel-le- t’i ketë bërë këto shkaqe natyrale për frikësimin e robërve.

📚 لقاء الباب المفتوح” (٩/١٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: