Dobi nga al-lameh Rabi’ ibnu Hãdi El-Medkhali hafidhahullah
Pyetje: Ç’mendim keni në lidhje me ato libra të Ehlus Sunnetit, verifikimin e të cilave e bëjnë njerëz me metodologji hizbijeh?
Përgjgjja: UAllahi! Kemi parë libra që i kanë verifikuar hizbinj të cilët gjatë verifikimit kanë ndjekur metodologjinë e zbutjes. Ndonëse qëllimi i autorit të librit është një çështje e caktuar të cilën e trajton me dëshirën për të bindur muslimanët, në dritën e Kur’anit dhe Sunnetit dhe metodologjisë së Selefëve, vjen hizbiu dhe mund të ndryshojë dhe të luajë, për ndryshimin e këndvështrimit të tij dhe largimin e njerëzve nga kuptimi i qëllimit të autorit.
Sidoqoftë, librat e trashëguar kanë nevojë për duar të pastra dhe mendje të shëndosha, që u shërbejnë dhe nxjerrin referencat e tyre, për ruajtjen e teksteve, kuptimeve dhe qëllimeve të tyre. Zoti ju begatoftë!
Në të shkuarën, esharitë dhe sufitë i morën librat e hadithit dhe tefsirit të Kur’anit dhe i shtrembëruan sipas tekave; po kështu kanë vepruar edhe verifikuesit e mëvonshëm.
Fjala vjen, ky El Keutheri e ndryshon qëllimin e librit në kah tjetër. Dhe ky hizbiu e drejton tekstin e librit, në drejtime që i përshtaten metodologjisë së hizbinjve. Kështu veprojnë, dhe kjo është tradhti ndaj dijes!
Ehlus Sunneti duhen të jenë të zellshëm në shërbimin ndaj Trashëgimisë Selefije, edhe nëse hizbinjtë u kanë paraprirë në “shërbim” të saj dhe kanë luajtur me të. Ata duhet t’i korrigjojnë dhe t’i verifikojnë përsëri dorëshkrimet; t’i korrigjojnë dhe t’i verifikojnë me një verifikim të saktë, si dhe të shpjegojnë përmbajtjen e tyre, në dritën e Metodologjisë Selefije.
📚 شريط بعنوان: رفع الستار
Përktheu: Abdur-Rahman Mema