![]()
Shejkh Khalid Uthman el Misrij hafidhahullah thotë:
Muhamed Hassān-i pretendoi në dëshminë e tij para gjykatës se partia e ikhuanëve, në fillim ishte xhemat i davetit, por më pas, në vitet e fundit, iu drejtua politikës.
Me qëllim ai bëri sikur nuk e dinte historinë e zezë të partisë së ikhuanëve qysh nga themelimi i kësaj të fundit! Me qëllim bëri sikur nuk e dinte atë çka ajo kreu prej vrasjeve politike, shpërthimeve dhe bërjes hallall të gjakut! E mos të harrojmë krimet e tyre ndaj Teuhidit dhe akides së Ehlus Sunnetit! Ata, qysh në fillimin e tyre, thurën kurthe me rafidat, madje edhe me masonët! Ndërsa ai nuk guxoi të gjykojë ndaj tyre se ata janë khauarixhë, apo të thotë hapur -atë që ai e di me siguri- se El-Kaideh, DAISH, Ensaru Bejtil Makdis etj. janë të gjtha organizata (ekstremiste) të dala nga “mitra” e partisë së ikhuanëve dhe e kanë zanafillën nga metodologjia e dy krerëve të partisë: Hasen el-Bena dhe Sejid Kutb!
A nuk zbatohet ndaj tij Fjala e të Lartësuarit rreth “ehlul kitab-ëve”:
{ٱلَّذِینَ ءَاتَیۡنَـٰهُمُ ٱلۡكِتَـٰبَ یَعۡرِفُونَهُۥ كَمَا یَعۡرِفُونَ أَبۡنَاۤءَهُمۡۖ وَإِنَّ فَرِیقࣰا مِّنۡهُمۡ لَیَكۡتُمُونَ ٱلۡحَقَّ وَهُمۡ یَعۡلَمُونَ}
{Ata të cilëve Ne u dhamë Librin, e njohin atë (Muhamedin ﷺ) ashtu siç njohin fëmijët e tyre! Dhe vërtet që një grup prej tyre, ndonëse e dinë të vërtetën, e fshehin!}
Shpjegimi i hollësishëm i kësaj do jetë në një vend tjetër insha’Allah.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema