![]()
Thotë imam edh-Dhehebi rahimehullah:
Ka transmetuar Selemeh ibnu ‘Alkameh, nga Ibnu Sirini, i cili ka thënë:
Imran (ibnu Hittan) u martua me një grua kharixhijeh dhe tha: Do ta kthej (në rrugën e drejtë).
Ai (Ibnu Sirini) tha: Mirëpo, ajo e ktheu në medh’hebin e saj.
El-Meda’ini ka përmendur se ajo ishte shumë e bukur, ndërsa ai ishte i shëmtuar. Një ditë ai u mahnit prej saj, e ajo i tha:
Unë dhe ti jemi në Xhennet: sepse ty të është dhënë (bukuria ime), dhe ke falenderuar; ndërsa unë jam sprovuar (me shëmtinë tënde) dhe kam duruar.
📚 Sijeru ‘alami en-nubela (4/214)
Ka thënë imam edh-Dhehebi gjithashtu në librin e tij “el-Kashif”: …ai ishte në metodologjinë e khauarixhëve, lavdëronte ibnu Mulxhim-in!
Dhe ka thënë gjithashtu në librin e tij “Terikh el-Islam”: ai ishte një prej krerëve të khauarixhëve!
Hafizi Ibnu Haxheri rahimehullah- ka thënë në “Takribut-Tehdhib”:
Ai ishte saduk (i besueshëm në transmetim), vetëm se ishte në metodologjinë e khauarixhëve! Thuhet se është penduar prej kësaj. Mbaroi fjala e tij.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema