Loading

(Refuzim për Sejid Kutbin, Adnan Ar’urin, Ebul Hasen el Me’ribin, Ali Hasen el Halebiun, Jahja el Haxhurin etj.)

Thotë shejkh Adil ibnu Mensur -Allahu e ruajttë-:

Habitesh nëse thua për dikë se ai ka fjalë që shan sahabët e të Dërguarit ﷺ, sepse menjëherë të thonë: Si ka mundësi o vëlla, a nuk ke frikë Allahun?! Ky shejkhu që jep mësim Akiden e Ehli Sunnetit, për këtë thua se shaka sahabët?! Ky i shaka sahabët siç i shan Khamen’ij (lideri i Iranit), si filani apo si filani?!

Së pari, nuk donin ta pranonin që Sejid Kutbi shan sahabët. Pse?

Të thonë: O vëlla, ai është autori i librit “Shenja në rrugë”. Ka një kapitull të tërë të titulluar “Brez Kuran-or i pakrahasueshëm”, kapitull në të cilin lavdëron brezin e sahabëve. Ai që e ka specifikuar këtë kapitull është Sejid Kutbi.

Gjithë ato ofendime dhe të shara (që ka bërë Sejid Kutbi për sahabët), si p.sh.: fjala e tij se khilafeti i Uthmanit nuk ishte në menhexhin profetik; Amr ibnul Asi dhe Muauijeh fituan me hipokrizi, me blerjen e njerëzve, me qëllim që të jenë në anën e tyre; fituan me gënjeshtër; se zemra e Ebu Sufjanit nuk hyri fare në Islam; as ai dhe as Hindi; e të tjera poshtërsi si këto.

E ata të thonë: O vëlla, kjo është e përgjithshme, kurse specifike është “Brezi Kuran-or i pakrahasueshëm”.

Na mori 30, 20 vite “luftë” për t’i bindur, dhe mezi e pohuan disa se Sejid Kutbi shan sahabët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue ala ēlihi ue sel-lem.

Sot vijnë njerëz që përshkruajnë sahabët me “guthaijeh” (shkumë deti), fjalë të cilën e thotë Ebul Haseni (el Me’ribij)!!!

Nga ana tjetër, vjen Ali Hasen (el Halebi) dhe thotë: Në këtë fjalë nuk ka sharje dhe nuk ka ndonjë problem!!!

Nëse do t’u drejtoheshim Ali Hasenit dhe shokëve të tij, me fjalën “guthaijeh”; apo nëse do u drejtoheshim disa nxënësve të Albanit, me fjalën “guthaijeh”, do zemëroheshin apo do gëzoheshin?! Do të të jepnin trëndafila po të zbrisje në aeroportin e Ammanit, apo do të të gjuanin me gurë?!

Pra, tha se “guthaijeh” nuk na qenka sharje!!!

(Adnan) Aruri thotë: Edukimi, edukimi! Kultura, kultura! Edukimi, edukimi!

Ai, në lidhje me historinë e pemës “dhatu enuat” (quhej kështu sepse mushrikët varnin armët e tyre aty), thotë:

“Shiko! Edukata e të Dërguarit, mjerisht, nuk u bëri dobi atyre, dhe nuk përfituan prej saj! Përgjatë 10 viteve nuk i dha frytet e saj!”

Edhe pse teksti i hadithit është i qartë: «Ishim të rinj në Fe.»

Gjithashtu, ata që e thanë këtë, sapo e kishin pranuar Islamin, pak ditë më parë, në Mekke. Pra, s’bëhet fjalë për ata që ishin nga Medina me të Dërguarin ﷺ; nuk po them për ata që e pranuan Islamin përpara hixhretit.

Dhe kjo nuk na qenka aspak sharje?!

Vjen Jahja el-Haxhuri dhe pohon p.sh se sahabiu bie në bidat!!! E para kjo.
Vjen me transmetime e thotë se bidati i irxhasë e ka zanafillën prej (sahabit) Kudame ibnu Madh’un-it dhe atyre sahabëve radijAllahu anhum; duke mos e kuptuar mirë fjalën e Shejhul Islam Ibnu Tejmijjes.

Vjen te historia e Ebij Dherr-it radijAllahu anhu dhe thotë se atij i hyri dyshimi i tekfirit, në lidhje me ata që bëjnë gabime dhe gjynahe. Vjen me këto e të tjera si këto fatkeqësi dhe gjëra të rënda. Më pas, këshillohet dhe nuk kthehet me një kthim të saktë, të qartë.

Pastaj thonë: si e beson ti që ai shan sahabët?!

Pastaj vjen dikush që i përshkruan sahabët sikur kanë “hizbijeh”, dhe në një vend tjetër e përshkruan hizbijen thjesht si gabim dhe jo bidat. Në një vend tjetër, pastron veten e tij dhe ata përreth tij, duke thënë: Mos e dhëntë Allahu që selefijtë të bien në hizbijeh?!!

Dmth selefijtë dilkan më të mirë se sahabët…Selefijtë që kanë për qëllim këta, na dilkan më të mirë sesa sahabët!!! Përse? Sepse sahabët kanë rënë në hizbijeh, ndërsa selefitë -ata selefijë të cilët kanë për qëllim këta- nuk kanë rënë në hizbijeh, por janë të pastër, të pafajshëm. Kush është më i mirë, ai që bie në hizbijeh, apo ai që nuk bie?! Ai që nuk bie është më i mirë. Në rregull.

E dëgjon fjalë të fëlliqura për disa nga sahabët te shumë njerëz! Dhe unë ju referova juve më përpara për te mësimi i shejhut -Allahu i Lartësuar e ruajttë- në lidhje me ata që shajnë sahabët e të Dërguarit ﷺ.

Dhe këtu Es-Sixhzij -rahimehullah- thotë:

“Kush i shan disa prej tyre, ose qoftë edhe vetëm një prej Sahabëve të të Dërguarit ﷺ, edhe sikur të mos e shajë Uthmanin apo Aliun, ai prapëseprapë është I HUMBUR, në cilindo medh’heb qoftë!”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: