Pyetje drejtuar dijetarit të madh Abdul-Aziz ibnu Baz (Allahu e mëshiroftë):
Shejkh i nderuar! Vërej në letrën e vëllait tonë se ai e thotë shpesh: Kjo nuk ka ardhur në Kur’an! Kjo nuk ka ardhur në Kur’an! A keni një koment për këtë? Allahu jua shpërbleftë me të mira!
Përgjigje:
Po, ky është mendimi i një grupi njerëzish që kanë mendimin se nuk bëhet argumentimi me Sunnet, por vetëm me Kur’an. Ata mendojnë se Sunneti ka hadithe të dobta dhe të sakta, dhe se ato janë të paqarta tek ata, ndaj sipas tyre nuk bëhet argumentimi me to. Kjo do të thotë kundërshtim i Fjalës së Tij xhel-le ue ala:
{أَطِيعُوا اللّه وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ}
{Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!} [en-Nisa: 59]
A mos vallë, kuptimi këtu është që t’i bindesh vetëm Allahut dhe jo të Dërguarit?!
Sunneti përbëhet nga urdhrat dhe ndalesat e të Dërguarit alejhis salatu ues selām.
Allahu thotë:
{فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ}
{Le të ruhen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij (Muhammedit ﷺ), se mos u arrin ndonjë Fitneh ose i godet ndonjë dënim i dhembshëm!} [En-Nur: 63]
Ai xhel-le ue ala thotë:
{وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا}
{Atë që jua jep i Dërguari (ﷺ), merreni, dhe atë që jua ndalon, shmanguni prej saj!} [El-Hashër: 7]
Ka thënë i Dërguari ﷺ:
«Më është dhënë Kur’ani dhe diçka e ngjashme me të (Sunneti).»
Ky grup i cili mendon se nuk argumentohesh me Sunnetin është i gjithi një grup mosbesimtar dhe i devijuar!
Është detyrë bojkotimi i tyre për ata që i njohin, e dinë se janë në të kotën dhe se ata janë jobesimtarë me këtë veprim, pra me mohimin e Sunnetit, mohim me të cilin bëjnë kufër dhe dalin nga rrethi i Islamit!
Bie detyrë mbi çdo musliman që ta pranojë Sunnetin dhe të punojë me atë hadith që është i saktë dhe të ketë kujdes mohimin e tij (Sunnetit)! E kota më e kotë dhe kufri më i madh është mohimi Sunnetit në tërësi dhe mosargumentimi me të, por argumentimi vetëm me Kuran! Lusim Allahun për mirëqënie!
Kini kujdes nga ata që e mohojnë Sunnetin!
Shejh Abdul-Aziz ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
Kur’ani ka urdhëruar për pasimin e Sunnetit dhe ka urdhëruar për bindjen ndaj Resulit ﷺ! Kush e mohon Sunnetin, e ka mohuar edhe Kur’anin!
Kush e kundërshton Resulin, e ka kundërshtuar edhe Kur’anin! Ata (që mohojnë Sunetin) nuk janë ithtarë të Kur’anit, por janë kundërshtarë të Kur’anit, shtrembërues të Shpalljes dhe të devijuar, madje janë mosbesimtarë, sipas mendimit unanim të gjithë njerëzve të dijes!
Përktheu: Abdur-Rahman Mema