Loading

Ka thënë shejkh Alī ibnu Jahja el-Haddadī:

Refuzimi i hadithit të saktë nuk është medh’heb i ri, por është medh’heb i kreut të khauarixhëve, kur refuzoi sunnetin e Profetit ﷺ, për ndarjen e pasurisë.

Dhe është medh’hebi i khauarixhëve, qenve të Zjarrit, të cilët refuzuan shumë prej sunneteve, për shkak të mendimit të keq për transmetuesit e hadithit, pra, për sahabët e Profetit ﷺ.

Dhe është medh’hebi i mu’tezilive, të cilët refuzuan shumë prej haditheve, me pretendimin se janë akhbar Ēhãd.

Dhe është medh’hebi i shkollës së atyre që i japin përparësi logjikës, e cila e mohon sunnetin; dhe -sipas tyre- mjaftohen vetëm me Kur’anin.

Të gjitha këto janë medh’hebe të kota, që bien ndesh me Kur’anin, Sunnetin dhe Ixhmanë.

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

{وما آتاكم الرسول فخذوه وما نهاكم عنه فانتهوا}

{Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni! Dhe çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj!}

Ka thënë Profeti ﷺ:

«Kapuni pas Sunnetit tim!»

Duke i kërcënuar ata që e kundërshtojnë Sunnetin e Muhamedit ﷺ, Allahu i Lartësuar ka thënë:

{فَلۡیَحۡذَرِ ٱلَّذِینَ یُخَالِفُونَ عَنۡ أَمۡرِهِۦۤ أَن تُصِیبَهُمۡ فِتۡنَةٌ أَوۡ یُصِیبَهُمۡ عَذَابٌ أَلِیمٌ}

{Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, se mos i zë ndonjë sprovë ose i godet ndonjë dënim i dhembshëm!}

Allahu i ruajttë muslimanët nga e keqja e atyre që ua çorodisin fenë!

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: