Loading

Ka’adijeh janë ata të cilët i nxisin njerëzit kundër prijësve muslimanë me gjuhë edhe nëse nuk dalin me shpatë.

Khauarixhët janë sekte të shumta, prej tyre el-Ezarikah, en-Nexhedat, el-Ibadijeh, es-Sufrijjeh, el-Muhakkimijeh dhe jo vetëm dhe prej këtyre grupeve janë ata që quhen el-ka’adijeh dhe ky grup është më i rrezikshmi prej grupeve të khauarixhëve dhe ajo që i dallon ata nga grupet e tjera është ajo se ata nuk i shpallin luftë prijësve, mirëpo ua zbukurojnë atë të tjerëve.

Ka thënë ez-Zubejdij -Allahu e mëshiroftë- në: “Tāxhul Arus” (5/195):

Ka’adeh janë ata të cilët nuk shkojnë në luftë.

Ka thënë hafizi ibnu Haxher -Allahu e mëshiroftë- lidhur me përshkrimin e tyre:

El-kauarixh el-ka’adeh, nuk kishin mendimin për luftë, por refuzonin prijësit e padrejtë, në varësi të fuqisë dhe bënin thirrje për tek mendimi i tyre, pavarësisht kësaj e zbukuronin rebelimin dhe e konsideronin si diçka të mirë.

📚 تهذيب التهذيب” (١١٤/٨)”

Ka thënë shejkhu i Islamit -Allahu e mëshiroftë-:

Dalja e tyre nga sunneti dhe bërja e keqe e asaj që nuk është e keqe dhe bërja e mirë e asaj që nuk është e mirë, kjo është ajo që shfaqën në sy të Profetit ﷺ saqë dhul khuejsarah et-Temimij i tha: mbaj drejtësi se ti nuk po mban drejtësi!!!

📚 مجموع الفتاوى” (٧٢/١٩)”

Ka thënë imam el-Axhurij – Allahu e mëshiroftë-:

Dijetarët në të shkuarën dhe të tashmen nuk kanë pasur mospajtime se khauarixhët janë popull i keq, kundërshtues të Allahut -azze ue xhel’le- dhe të Dërguarit të Allahut ﷺ edhe nëse agjerojnë, falen dhe orvaten në adhurim, kjo nuk u bën dobi atyre dhe nëse shfaqin urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, kjo nuk u bën dobi atyre, ata e interpretojnë Kur’anin sipas epshit të tyre dhe ua keqinterpretojnë muslimanëve, i Dërguari i Allahut ﷺ ka paralajmëruar kundër tyre, katër khalifët e drejtë pas tij, po ashtu sahabët -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre- dhe ata që i pasuan ata në të mira -Allahu i mëshiroftë-.

📚 الشريعة” (ص ٢١)”

Ka thënë hafizi ibnu Haxher -Allahu e mëshiroftë- në biografinë e Imran ibnu Hittān:

Tabi’ij i njohur, ishte prej krerëve të khauarixhëve, prej ka”adijeh dhe ata janë që ua zbukurojnë të tjerëve rebelimin kundër muslimanëve dhe vetë nuk marrin pjesë në luftim, ka thënë el-Muberid: ishte prej es-Sufrijjeh.

Është thënë: se ka’adijeh nuk e kishin mendimin për të luftë edhe pse e zbukuronin atë.

Ka thënë ebul Ferexh el-Asabahanij – Allahu e mëshiroftë-:

Imrani u bë prej ka’adive kur u plak dhe nuk kishte më fuqi për luftë.

📚 الإصابة في تمييز الصحابة” (٢٣٢/٥)”

Ka thënë shejkh ibnul Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Bidati i parë që ndodhi në këtë ummet është bidati i khauarixhëve; sepse kreu i tyre doli kundër Profetit ﷺ dhe ai ishte dhul Khuejsarah prej fisit Benij Temim, kur Profeti ﷺ ndau gjerdanin prej floriri në mes njerëzve, ky njeri i tha: o Muhamed, mbaj drejtësi! Ky ishte rebelimi i parë që doli kundër sheriatit islamik, më pas fitnja u bë më e madhe në fund të khilafetit të Uthmanit dhe në fitnen në mes Aliut dhe Muauijes -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre-, i shpallën jobesimtarë muslimanët dhe e bën të lejuar gjakun e tyre.”

📚 مجموع الفتاوى” (٢١/٨)”

Gjithashtu esh-shejkh ibnul Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- ka thënë në shpjegimin e hadithit:

Madje e çuditshmja është se ai ja drejtoi sharjen Profetit ﷺ dhe i tha: mbaj drejtësi, me këtë ndarje nuk është kërkuar Fytyra e Allahut!

Ky është argumenti më i fortë se rebelimi kundër prijësit është me shpatë por është edhe me fjalë, ky nuk mori shpatën kundër Profetit ﷺ, mirëpo e refuzoi atë.

Ne jemi të sigurtë se nuk mundet që të ketë rebelim me shpatë pa pasur përpara kësaj rebelim me gjuhë dhe fjalë, i kemi parë disa prej tyre që i refuzojnë hadithet e sakta nëse nuk u shkojnë për shtat epshit të tyre dhe mundohen t’i shajnë ato, kjo është rruga e khauarixhëve në kohët e hershme dhe të sotme.”

Ka thënë shejkhu i Islamit ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë-:

Nëse nuk ua pranon mendja hadithet, herë shajnë zinxhirin e hadithit dhe herë të tjera tekstin e tij.

📚 مجموع الفتاوى” (٧٣/١٩)”

Përmblodhi: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: