Bismilah, el-hamdulilah ues salatu ues selam ala resulilah.
Emma be’ad
El-Xharudijeh është sekti më i rrezikshëm i zejdive, me besimet më të prishura, prej tyre:
- tekfiri i sahabëve
- i akuzojnë ata se ia morën me forcë khilfatin Aliut -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-
Prej cilësive të tyre mashtruese:
- shfaqja e dashurisë ndaj ehlul bejtit
- Shfaqja e ndihmës ndaj çështjeve që e shqetësojnë ummetin siç është Palestina
Sekti el-xharudijeh në të shkuarën ka pasur përplasje me rafidat isma’ilijë, sepse këta të fundit refuzuan autoritetin e Zejd ibnu Alī, mirëpo me shfaqjen e hauthijunëve si lëvizje e zbutën armiqësinë në mes tyre dhe nuk kaloi shumë dhe u shkrinë me ta në besimet e tyre të prishura, nuk duhet harruar gjithashtu lidhja e tyre me rafidat ithna esharijeh, në mes tyre ka pasur mosmarrëveshje të shumta, aq sa arrinin deri në tekfir (e shpallnin qafir njëri-tjetrin), mirëpo kur el-Hadij ilel hak Jahja ibnul Husejn (v. 298 h), themeluesi i zejdive në Jemen mësoi te disa “shujukh” në Irak, këto mosmarrëveshjeve u shuan në mes tyre.
Fjalët e dijetarët të mëdhenj të sunnetit për Zijad ibnul Mundhir:
Ka thënë Jahja ibnu Ma’in -Allahu e mëshiroftë-:
Ai ishte gënjeshtar i madh, armik i Allahut.
Ka thënë ibnu Hibban: ishte rafidī i cili fabrikonte hadithe
Më pas në ditët tona u shfaq sekti i armatosur i quajtur: “el-hauthijun”
Udhëheqësi shpirtëror i tyre në Jemen është:
Bedrud-din ibnu Emirud-din el-Hauthij (v. 2010).
U rrit si zejdī në sektin xharudijeh, i cili është sekti më i afërt me rafidat ithna esharijeh.
Ai udhëtoi në Iran ku qëndroi për disa vite dhe gjatë qëndrimit të tij atje rafidat ithna esharijeh e joshën atë dhe e bënë ithna esharij të kulluar.
Ndërsa udhëheqësi i parë i tyre është:
Husejn ibnu Bedrud-din el-Hauthij, djali i madh i Bedrud-dinit, i cili e mësoi medh’hebin zejdij tek i ati.
Ka vizituar Iranin ku qëndroi në qytetin Kumit për disa muaj së bashku me të atin e tij, po ashtu vizitoi organizatën “hizbullah” në Liban.
U rebelua kundër qeverisë së Jemenit dhe u vra në moshën 46 vjeçare në luftën e parë, në vitin 2004.
Udhëheqësi i dytë i tyre:
Pas vdekjes së vëllait të tij udhëheqjen e mori Abdul-Melik el-Hauthij, i lindur në vitin 1979, i cili vijon të jetë udhëheqësi i tyre deri në ditët tona.
Besimi i tyre në lidhje me Kur’anin:
- kanë mendimin se Kur’ani është i “krijuar!”
- kanë mendimin se ai është i “shtrembëruar!”
Besimi i tyre në lidhje me Sunnetin:
- E mohojnë Sunnetin, nuk e njohin atë dhe e shajnë atë!
Dhe prej besimeve tyre të prishura:
- mallkojnë nënat e besimtarëve
- urrejnë në mënyrë të veçantë Umerin -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- përmes të cilit Allahu e shoi zjarrin e mexhusëve.
Vlen të theksohet se të gjitha besimet e tyre tani janë marrë nga ithna esharitë në Iran pa i lënë gjë mangët.
Misioni i tyre është dërgimi i ushtarëve mexhus për të sulmuar vendin e dy Xhamive të Shenjta dhe ndryshimin e medh’hebit të banorëve të Jemenit nga medh’hebi sunnij në besimet e tyre të kota dhe më pas kalimin e tij në gadishullin arabik dhe veçanërisht në Saudi.
Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër në lidhje me rafidat hauthijinë në Jemen.
Lusim Allahun e Madhëruar ta pastrojë Jemenin dhe të gjithë botën islame nga ky sekt i fëlliqur dhe të ngjashmit me ta.
وصلى الله وسلم على نبينا محمد وعلى آله وصحبه
Përgatiti: Abdur-Rahman Mema