Loading

Thotë shejkh Ahmed Bazmul -Allahu e ruajttë-:

Ka gjithnjë një dallim të madh midis menhexhit selefī dhe menhexhit tekfirist, midis menhexhit selefī dhe menhexhit haddadī. Sot haddadijtë shfaqen sikur janë në Sunnet dhe pas gjurmëve të Selefëve, ndërsa në realitet ata nuk e ndjekin shembullin e tyre. Ne themi: Nga e sollët këtë menhexh dhe nga i morët këto fjalë?!

O haddadijë, këto fjalë që ndiqni e kundërshtojnë menhexhin e Ehlu Sunnetit dhe Xhematit, e kundërshtojnë menhexhin selefī! Ju shani njerëzit e Sunnetit, shejkh Albanin dhe shejkh Rabi’un, duke i përshkruar si kokat e murxhive të kësaj kohe. Pa dyshim që kjo është sharje e Ehlu Sunnetit, dhe sharja ndaj Ehli Sunnetit është shenjë e bidatxhive.

Gjithë sa folëm më lart është njëra anë, ndërsa ana tjetër konsiston në faktin se haddadijtë arrijnë deri në tekfir, gjë e cila është kundërshtuar prej Ehli Sunetit. Pra, fillimisht i akuzojnë me irxha, duke i trajtuar si armiq dhe akuzuar me emra të këqinj, dhe së dyti, arrijnë deri në shkallën e tekfirit. Kjo sepse haddadijtë mendojnë që muslimani nuk justifikohet me injorancë, dhe kur justifikuesi justifikon me injorancë, atëherë nuk i ka bërë tekfir kafirit, dhe në këtë rast (haddadijtë) përdorin rregullin: kush nuk i bën tekfir kafirit, edhe ai është kafir!

I çuditshëm është fakti se armët dhe hanxharët e tyre të helmuar janë drejtuar drejt dijetarëve dhe imamëve të Sunnetit. Ata i kanë drejtuar ato ndaj Ibnu Tejmijjes, Ibnu Bazit, el-Albanit, shejkh Rabies dhe dijetarëve të tjerë të mëdhenj; hanxharë të helmuar duke sharë dhe shpallur për kafirë dijetarët e Ummetit!

🎙Shkëputur nga një audio e shejhut kundër Ahmed el Hazimi-t, të cilën e gjeni lehtësisht në youtube.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: