Loading

Al’lāmeh Sheukanī (v. në 1255 h), në lidhje me maskimin djallëzor të rafidive brenda gjirit të muslimanëve, thotë:

Ata e fshehën atë që kishin prej ateizmit dhe felëshimit me një dredhi që “e pranonte” mendja dhe “i bindej” logjika.

Kësisoj, iu atribuan ehlul bejtit (familjes së Profetit ﷺ) dhe shfaqën rrejshëm dhe shpifshëm dashurinë dhe miqësinë ndaj tyre, ndërsa në brendësi ishin armiqtë dhe kundërshtuesit e tyre më të mëdhenj.

Më pas, duke gënjyer ndaj të mëdhenjve (të ehlul bejtit) që kishin bashkuar në mes dijes dhe fesë dhe ishin të njohur për devotshmëri dhe udhëzim, thanë: “ka thënë filan imam kështu; ka thënë filan imam ashtu.” Rrjedhimisht bënë për vete grupe prej njerëzve të thjeshtë të cilët nuk kuptonin dhe as logjikonin. Shkuan me ta shkallë-shkallë me thirrje të njohura dhe politikë djallëzore dhe vijuan t’i kthejnë nga një gradë në një gradë tjetër, dhe nga një shkallë në një shkallë tjetër, DERISA I NXORRËN NË MOSBESIM TË QARTË, FELËSHIM TË PASTËR DHE ATEIZËM TË KULLUAR!
KUR E ARRITËN KËTË, U SHFAQËN SHTETET  E TYRE…!

📚”Katrul uelij” (fq. 283-284),

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: