Loading

Ka thënë iman edh-Dhehebij -Allahu e mëshiroftë-:

Më ka treguar Muhamed ibnu Muntab se Jusuf el-Meusilij i shkroi atij dhe ma tregoi letrën e tij.

Tha: kishim një koleg i cili quhej: Shemsu ibnu el-Hashishij.

Ai e shante ebu Bekrin dhe Umerin dhe i kalonte kufijtë!

I thashë atij: o Shems! Është e shëmtuar për ty t’i shash ata!

Ti je thinjur, çfarë ke ti me ta, ata kanë 700 vite që kanë kaluar. Allahu -xhel’le xhelaluhu- thotë:

{تِلۡكَ أُمَّةࣱ قَدۡ خَلَتۡۖ}

{Ata njerëz tashmë kanë kaluar}

Përgjigjja e tij ishte: pasha Allahun, pasha Allahun! Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani janë në Zjarr!

E tha para një turme njerëzish.

M’u ngritën qimet e trupit përpjetë.

Ngrita duart drejt qiellit dhe thashë:

O Allah! O i Plotfuqishm mbi robërit e Tij, o Ti që nuk të fshihet asgjë, të lutem Ty nëse ky njeri është në hak më zbrit një shenjë, nëse është zullumqar zbrit mbi të në çast diçka që ta marrin vesh këta njerëz se ai është në të kotën.

Sakaq sytë e tij filluan t’i ënjten gati sa nuk i dolën nga vendi, trupi iu nxi si qymur dhe iu fry!

Prej fytit të tij doli diçka që edhe zogjtë i hidhte në tokë, e çuan në shtëpi, nuk kaluan tre ditë dhe vdiq.

Askush nuk mundi ta lante atë, për shkak të asaj që dilte prej trupit dhe syve të tij dhe e varrosën në atë gjendje -Allahu mos e mëshiroftë-

Më tha ibnu Muntab:

Erdhën shokët tanë nga Bagdadi dhe na e treguan këtë ngjarje dhe ajo është e vërtetë, ka ndodhur në vitin 710 h.

📚 ﺫﻳﻞ ﺗﺎﺭﻳﺦ ﺍﻹﺳﻼﻡ” ﻟﻠﺬﻫﺒﻲ، ﻁ . ﺩﺍﺭ ﺍﻟﻤﻐﻨﻲ ﺹ (117)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: