Loading

Pastaj mos pyet se nga doli ISIS

Ka thënë esh-shejkh Muhamed el-Fejfij -Allahu e ruajttë-:

Gjëma shtohet dhe çështja bëhet edhe më e rrezikshme se ne kemi filluar të praktikojmë këtë ndoshta në shumë prej shtëpive dhe nuk po e ndjejmë.

E gjen babain në shtëpinë e tij të flasë për gjërat negative, pothuajse nuk ka ulje në shtëpinë e tij apo rast me fëmijët e tij apo me të afërmit e tij që nuk flet për gjërat negative, shteti bëri këtë, filan ministri bëri atë dhe filan administratë bëri këtë, zhvatën, morën dhe bënë, derisa i edukon fëmijët e vegjël në këto ulje me këtë frymë dhe nuk dëgjojnë një vepër të mirë gjatë gjithë jetës së tyre për vendin e tyre.

Çfarë mendon se do të dalë ky i ri që është edukuar në të tilla ulje dhe në të tilla tubime?! E pas kësaj mos pyet se nga doli ISIS, ne ndoshta ndihmojmë në të tilla ideologji. Disa njerëz këtë ideologji e bëjnë temë kryesore të uljeve dhe nuk e di se po i karikon ata fëmijë dhe i bën ata pas 15 apo 20 vjetësh mina me sahat gati për të shpërthyer, bien pre e çdo armiku të këtij vendi dhe nuk kanë nevojë t’i rekrutojnë, përkundrazi tashmë i biri, fëmija dhe i riu është rekrutuar me këtë frymë në shtëpinë e tij dhe në mjedisin që e rrethon.

Unë them që kjo është nga metodat më të rrezikshme.

Përse ne nuk i përmendim të mirat e shtetit, shteti nuk ka asnjë të mirë?! Përkujdesja për dy vendet e shenjta është prej gjërave më të mëdha me të cilat është dalluar ky shtet, gjykimi me Sheriat, Teuhidi, Sunneti dhe kryeja e ndëshkimeve janë prej gjërave që është dalluar më shumë ky shtet.

Nderimi që udhëheqësit u bëjnë dijetarëve, afrimin e tyre dhe marrjen e këshillës prej tyre, këshillimin me ta janë prej gjërave më të mira të këtij shteti, të cilat nuk i gjen në vende të tjera, duke i shtuar kësaj thirrjen për tek Allahu, urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga keqja, botimin e librave të Kur’anit, të gjitha këto nuk i gjen në vendet e tjera, ashtu siç i gjen në këtë vend.

Porse ata nuk i përmendin këto të mira sepse këto ua prishin planet, unë ju kërkoj juve o vëllezër që t’i shfaqim këto të mira të këtij shteti, ne nuk pretendojmë se ai është i përkryer, nuk pretendojmë se është i pagabueshëm, porse ai që nuk i falenderon njerëzit nuk e ka falenderuar Allahun.

Pasha Allahun prej armëve më të fuqishme me të cilat luftohet kjo ideologji e devijuar është përmendja e gjërave që janë kryer dhe të mirave që Allahu na ka dhuruar në këtë vend.

{Nëse falenderoni Ai do t’ua shtojë të mirat}

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: