Pyetja:
Shejkh Abdul Aziz ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë- u pyet:
Allahu ju shpërbleftë me të mira! Hadithi i Profetit ﷺ për ndarjen e umetit thotë:
«Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha në Zjarr përveç njërit.»
A hyjnë te grupet e humbura xhemati Teblig, për shkak të shirkijatave dhe bidateve që kanë, si dhe grupi i Vëllazërisë Muslimane (el-Ikhuan el-Muslimun) për shkak të partishmërisë dhe kundërshtimit që u bëjnë udhëheqësve muslimanë?”
Përgjigja:
“Po, ata hyjnë në shtatëdhjetë e dy grupet. Kushdo që kundërshton akiden e Ehlis Sunetit dhe Xhematit hyn te këto shtatëdhjetë e dy grupe.
Kur Profeti ﷺ tha: «Umeti im» ai nënkuptonte ‘Umetin e Përgjigjes’ – ata që kanë pranuar Islamin dhe e shfaqin ndjekjen e tij.
Nga këta, shtatëdhjetë e tre grupe do të ndahen: njëri do të jetë i shpëtuar, që ndjek rrugën e drejtë dhe qëndron në fenë e tij, ndërsa shtatëdhjetë e dy grupet e tjera kanë në mesin e tyre jobesimtarë, mëkatarë apo bidatxhinj, janë kategori të ndryshme.”
Pyetësi:
“Domethënë ato dy grupe janë brenda atyre shtatëdhjetë e dy grupeve?”
Përgjigja:
“Po, janë brenda atyre shtatëdhjetë e dy grupeve.”
📚 Shkëputur nga një regjistrim i një prej mësimeve të mbajtura në qytetin Taif-it dy vite përpara vdekjes së tij rahimehullah
Përktheu: Abdur-Rahman Mema