Loading

Nga shejkh Muhamed ibnu Hadij -Allahu e ruajttë-

Pyetje: Ky pyet, cila është lidhja në mes organizatës “DAISH” dhe ideologjisë së ikhuanëve?

Përgjigje: Ata janë prej tyre, ata janë pjesë e tyre, DAISH-i doli nga organizata “en-Nusrah” dhe xhemati en-Nusrah janë xhemati i mëhershëm në Afganistan, xhemati i “el-Kaideh” dhe xhemati el-kaideh janë organizata e Abdullah Azzam-it dhe Usameh ibnu Laden-it dhe ata janë rruga e Sejid Kutb-it dhe Sejid Kutbi ka dalë nga thirrja e Hasen el-Benës, ky është zinxhiri. Kërkoni rreth kësaj, nëse dëshironi të mësoni më me hollësi, në librat e tyre. Lexoni: “el-Ikhuan el-Muslimun Ehdath Sana’t et-Terikh” me autor Mahmud Abdul-Halim dhe ai ishte njëri nga krerët e organizatës, koleg i Hasen el-Benës, i cili shkroi 4 vëllime në lidhje me këtë. I gjeni këto lajme të shpërndara në të (libër). Ata janë nga njerëzit më gënjeshtarë, ai përmend… do t’ju tregojë vetëm një histori, gjendet në këtë libër, kthejuni atij, unë ua tregova referencën dhe mos e merrni nga Muhamed ibnu Hadij derisa t’i ktheheni atij (librit).

Thotë (Mahmud Abdul-Halim): “Kur ne el-Ikhuan el-Muslimun ishim në krizë ekonomike ngrinim lart sloganin e bamirësisë në emër të Kauzës Palestineze!!!” dmth: jepni lëmoshë për Palestinën dhe për kë ishin? Për ata, për xhepat e tyre, e vërtetë apo jo?

Ju e keni parë këtë tani afër para pak vitesh, jo shumë larg, instituti për memorizimin e Kur’anit, instituti për memorizimin e Kur’anit dhe ato kutitë me shkrimin instituti për memorizimin e Kur’anit, dmth donacionet, i kapën ato dhe ku shkonin?

Shkonin për llogari të terroristëve!!! Ekziston…, ai që e ka harruar le të hapë tani smartphone-in dhe e gjen në të, e gjen në të me zë dhe figurë, ata na mashtrojnë ne në emër të fesë!

Ne në këtë vend dhe në vendet muslimane në përgjithësi, ndjenjat fetare te njerëzit e Islamit janë të flakta, nëse të kërkojnë një pulë në emër të Islamit, ti sjell një deve dhe nuk e vret mendjen për të. Gruaja florinjtë që ka t’i jep si lëmoshë, burri atë që ka në xhep ta jep, nëse sheh atë që u ka rënë muslimanëve, mirëpo çështja nuk është këtu, çështja nuk është këtu, çështja është, a janë këto në të vërtetë për llogari të tyre?

Dëgjojeni këtë, thotë: “Kur ne el-Ikhuan el-Muslimun ishim në krizë ekonomike -dmth buxheti ishte zero- ngrinim lart sloganin e bamirësisë në emër të Kauzës Palestineze!!!”

Dhe unë jam me ju kundër vetes sime, ju them, mos gjykoni derisa të thoni këtë që vijon:

Nëse kjo gjë është e vërtetë o Muhamed ibnu Hadij pastaj gjykoni, kthejuni këtij libri, nëse e gjeni thoni: Allahu e mëshiroftë këtë fytyrë, kjo është fjala e tyre, ekziston, ata e kanë shkruar dhe e kanë mbledhur, kështu që mos u çudit sot prej tyre që të mashtrojnë në emër të fesë, ne kur dikush na mashtron dikush në emër të Allahut mashtrohemi prej tij.

Mirëpo, besimtari nuk pickohet dy herë në të njëjtën plagë -kjo është në “Sahih el-Bukharij”- duke shtuar: në të njëjtën që e konfirmon, dmth plaga është e përgjithshme mund të pickohet në këtë plagë, vjen herën e dytë dhe mbrohesh, mirëpo mund të pickohesh te tjetra, jo në të njëjtën plagë dy herë, kështu është në Sahih el-Bukharij, kush na mashtron në emër të Allahut mashtrohemi prej tij, mirëpo besimtari nuk pickohet dy herë në të njëjtën plagë.

Umeri -radij Allahu anhu- thotë:

“Unë nuk jam mashtrues, por as mashtruesi nuk më mashtron dot mua”

Unë nuk jam i poshtër dhe as…, mirëpo ky nuk më mashtron dot, kush na mashtron në emër të Allahut mashtrohemi prej tij, mirëpo mos na merrni për budallenj çdoherë, nuk është e mundur! Kjo gjendet në librat e tyre dhe ata e kanë mbledhur, e kanë shprehur dhe janë krenuar me të, lusim Allahun për mirëqënie dhe siguri.

Thelbi i asaj që thashë është: se ky grup, grupi i ISIS-it është ndarë nga xhemati “Xhebhatu en-Nusrah” dhe xhebhatu en-nusrah është pjesë e organizatës “el-Kaideh” dhe ju e dini se çfarë ndodhi përpara 3 viteve prej besës që xhebhatu (fronti) en-nusrah i dha organizatës el-kaideh, përçarjen e saj dhe daljen e ISIS-it nga ajo.

Xhebhatul Kaideh është fronti i njohur i Usameh ibnu Ladenit dhe Abdullah Azzamit dhe ata janë xhemati i Sejid Kutbit, i organizatës së vitit 1965, të cilët i shihnin muslimanët si mosbesimtarë!

Do t’ju tregojë se çfarë më ka ndodhur mua personalisht në lidhje me këtë në vitin 1412 h në muajin e dytë apo të tretë të tij, kur ndodhi ajo që ndodhi në Afganistan dhe lufta e Muxhahidinëve -ashtu siç i quajnë- me njëri-tjetrin dhe vrasja e shejkhut Xhemilur Rahman.

Në atë vend ishte njëri prej bijve tanë në moshën 19 vjeçare apo diçka e tillë, e morën nga këtu dhe e dërguan në Afganistan. Ai erdhi tek unë -emri i tij është Abdur-Rezak- erdhi tek unë, pasi Allahu i kishte shkruar të vinte shëndoshë e mirë dhe u kthye.

I thashë: o Abdur-Rezak na trego për atë që pe atje.

Tha: pamë bela, pamë bela!

I thashë: çfarë patë?!

Tha: shkuam në çadrat e Ensarve – të xhematit, Abdullah Azzam-it dhe Usamës- tha: na shpërndanin neve këto libra.

Dhe më dha vetëm një libër prej tyre -nuk është libër i shtypur sipas mënyrës së shtypshkronjave, është në formën e një fletorje- emri i tij është: “Bejan Telbis Ulemai Iblis” – “Sqarim i Pështjellimit të Dijetarëve të Iblisit” – prej asaj që përmbante ky libër ishte:

“Dhe më pas: ne me të vërtetë -lavdërimi takon Allahut- nuk shohim asnjë shtet në sipërfaqen e tokës që të gjykojë me Islam -fare- dhe ne mendojmë se të gjjithë udhëheqësit kanë dalë nga feja dhe janë mosbesimtarë dhe nuk kanë asnjë hise në fenë e Allahut, katër: nuk ka dallim te ne në mes Fehdit (Mbretit Fehd, Allahu e mëshiroftë) dhe Sadamit -” pesë: vijoi fjalën derisa tha: “Derisa erdhi shtylla e nifakut, kreu i kufrit dhe komandanti i arsyetimeve për udhëheqësit e Familjes së Saudëve: Abdul-Aziz ibnu Abdullah ibnu Baz!!!

Pasha Allahun, që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, tani do t’jua jap ashtu siç ju lexoj Fatihanë, memorizojeni!

E mora librin dhe i thashë: Ky është për mua?

Tha: është i yti.

I thashë: do vish me ne, -insha’Allah- ne do shkojmë te shejkh Abdul-Aziz-i.

Tha: do vij me ty.

I thashë: më trego si shpërndahet ky libër?

Tha: Ky libër: “el-Keuashif el-Xhelijeh” -ndoshta keni dëgjuar për të- “…fij Kufri ed-Deuleti es-Seudijeh” në ditët e shpërthimeve të kaluara, tha: Ky i shpërndahet të parit që futet në ato çadra prej të rinjve,

  • në vend të parë për të cilët kujdeseshin ishin të rinjtë saudianë, e para kjo.
  • numër dy: të rinjtë e gadishullit arabik,
  • numër tre: të rinjtë arabë,
  • numër katër: të rinjtë muslimanë.

Me një fjalë me shkallë, nëse ishin pak libra fillonin me saudianët, nëse dilnin e tepronin, kalonin te të rinjtë e gadishullit, nëse dilnin e tepronin, kalonin tek arabët dhe nëse kishte ia jepnin bijve të muslimanëve. Fillonin me ne duke u treguar “bamirës” ndaj nesh, derisa t’jua mësonin tekfirin.

E mora atë, Allahu -xhel’le ue ala- e kishte shkruar dhe shkuam te shejkhu -rahmetullahi alejhi-, te shejkhu ynë, esh-shejkh Abdul-Aziz ibnu Baz-i dhe biseduam me të. Ishte një ndenjë e madhe në ato ditë, bëhej fjalë për ndihmën e muxhahidinëve, “Xhemat ed-Dawa ilel Kur’an ues Sunneh” xhematit të shejkh Xhemilur Rahman -Allahu mëshiroftë- dhe për atë që i kishte goditur ata, ra fjala dhe kishte shumë fjalë.

I thashë: o shejkh

Tha: po

I thashë: a më lejon?

Tha: po, urdhëro…

Në të djathtë të shejkhut ishte shejkhu ynë, esh-shejkh Rabi dhe në të majtë të shejkhut ishte ky që po ju flet dhe përpara shejkhut poshtë (në dysheme) Sefer el-Haualij dhe një grup njerëzish, të gjithë ishin poshtë (në dysheme).

I thashë: o shejkh.

Tha: po.

I thashë: do të të lexoj diçka.

Tha: urdhëro…

I lexova atij këtë që dëgjuat prej meje.

Dhe ai tha (tri herë): la haule ue la kuwete il-la bil-lah, la haule ue la kuwete il-la bil-lah, la haule ue la kuwete il-la bil-lah!

Më pas e kapi librin dhe tha: Ky është i imi?

I thashë: është i yti.

E mori atë dhe shejkhu xhepin e tij e kishte nga brenda, xhepin e xhelabijes, u futi nga këtu, e hapi dhe futi brenda.

I thashë: ka akoma o shejkh, çohu o Abdur-Rezak, tregoji shejkhut, çfarë bëjnë ata me të rinjtë kur shkojnë në Afganistan në këto çadra, në çadrat e ensarve dhe i tregoi për atë që dëgjuat nga unë.

Tha: pasha Allahun! Nuk e kemi ditur këtë gjë rreth tyre, la haule ue la kuwete il-la bil-lah, nuk e kemi ditur këtë gjë rreth tyre!

I thashë: po tani?

Kjo është gjendja e tyre o njerëz.

Porse ulërima është në varësi dhimbjes, në varësi të goditjes, nëse goditja është e fortë të vjen edhe ulërima e fortë, nëse goditja është e lehtë askush nuk e dëgjon atë.

Folën kundër nesh sepse ne e zbuluam atë që ata kishin dhe i shtuan fjalët kundër nesh, mirëpo ne nuk na intereson insha’Allah, sepse nëse Allahu udhëzon një njeri të vetëm përmes teje ajo është më e mirë për ty sesa devetë e kuqe, që Allahu ta ndalojë njërin prej fëmijëve tanë nga këto mendime, ta favorizojë dhe ta bëjë të logjikshëm një fëmijë për nënën dhe babanë e tij, pasha Allahun kjo padyshim është më e dashur për mua sesa dynjaja dhe çka në të dhe le të thonë çfarë të duan.

Ne nuk mbledhim njerëz dhe nuk duam rekrutimin e tyre, ne duam korrektësinë e njerëzve në fenë dhe dynjanë e tyre dhe udhëzimi është në Dorën e Allahut -xhel’le ue Ála-.

https://t.co/3x2D1TAlK4

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: