Ka thënë esh-Shejkh Salih el esh-Shejkh -Allahu e ruajttë-:
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«قال النبي ﷺ: «جئتكم بالذب
«Kam ardhur për t’ju vrarë»
Vijnë ISIS dhe e kuptojnë këtë me prerje të kokës (therje), ky kuptim është shumë larg, dhe prej fakteve të largësisë së tij nga e sakta është se askush nuk e ka vepruar këtë prej ummetit, prej Sahabëve -radij’Allahu anhum- në mesin e të cilëve u tha kjo fjalë, e deri në ditët tona, derisa e vepruan ata.
“Kam ardhur për t’ju vrarë”
Kuptimi i fjalës së Pejgamberit ﷺ është se arabët dhe jobesimtarët përpara Islamit vepronin me robërit e luftës ose me armikun lloje të ndryshme të veprave, prej dënimit, prej dënimeve shembullore dhe prej torturave.
Pejgamberi ﷺ ndaloi nga e gjithë kjo, dhe tha: “Kam ardhur për t’ju vrarë” dmth: të përballem me ju në luftë, kuptimi i “الذبح” është vrasja, përballja në luftë, dhe nuk ka kuptimin therje me thikë, ashtu siç thuhet apo siç mendojnë.
Dmth: e gjithë ajo që bënin arabët prej dënimit të njerëzve përpara vdekjes, me prerjen e veshëve dhe gjymtimin e njerëzve në luftë, Islami i anuloi dhe la vetëm një gjë, e cila është vrasja, nëse nuk vritet, atëherë ai nderohet, mbrohet, kurohet dhe veprohet ndaj tij me të gjitha këto dizpozita madhështore dhe të njohura.
Megjithatë, ky hadith ka shtjellim dhe hollësira.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema