Loading

Druzët janë një sekt batini (me besime të fshehta), i cili u shfaq në fillim të shekullit të pestë hixhri.

Ata i atribuohen një burri të quajtur Muhammed bin Ismail ed-Durzī, me origjinë nga rajoni i Horasanit. Ai erdhi në Egjipt bashkë me disa thirrës të tjerë gjatë kohës së khalifit ubejdi el-Hakim bi Emril-lah.

Historianët, si Ibnu Kethiri në librin e tij “El-Bidajeh uen-Nihajeh”, ka shënuar se Ed-Durzī pretendoi hyjninë (që ishte vetë Zoti) në vitin 408 h. (1087 e.s.), çka nxiti zemërim të madh te muslimanët, të cilët e vranë atë në xhaminë El-Ez’her në vitin 1411 h. Mirëpo, thirrja e tij nuk përfundoi me vdekjen e tij. Ajo u mor në dorëzim nga një njeri edhe më i rrezikshëm, i quajtur Hamzah bin Ali bin Ahmed, i cili i organizoi dhe i sistemoi idetë e druzëve dhe formoi besimin e tyre sekret, të cilin nuk e njeh askush përveç njohësve prej tyre.

Idetë dhe akidja:

Akidja e tyre është një përzierje e disa feve dhe ideve!

Ata e kanë marrë shumicën e akides së tyre nga sekti ismailijeh, si dhe nga budistët!

· Besojnë në hyjninë e Hakimit Biemrillah dhe kur ai vdiq, thanë se ai është në fshehje dhe se do të kthehet!

· Mohojnë të gjithë profetët dhe të dërguarit dhe i quajnë ata “shejtanë!”

· Besojnë se Mesihu është thirrësi i tyre, Hamzah!

· Urrejnë të gjithë ndjekësit e feve të tjera, veçanërisht muslimanët, dhe e konsiderojnë të lejueshme gjakun, pasurinë dhe mashtrimin ndaj tyre kur të kenë mundësi!

· Besojnë se feja e tyre ka shfuqizuar të gjitha fetë e mëparshme, dhe mohojnë të gjitha dispozitat, adhurimet dhe bazat e Islamit!

· Disa nga dijetarët e tyre të mëdhenj bashkëkohorë kanë bërë peligrinazh në Indi, duke pretenduar se besimi i tyre buron nga urtësia indiane!

· Nuk quhet askush druzi përveç nëse ka shkruar ose ka shqiptuar betimin e posaçëm (marrëveshjen sekrete).

· Besojnë në rikthimin e shpirtrave (reinkarnim), dhe se shpërblimi ose ndëshkimi ndodh përmes kalimit të shpirtit nga një trup te një trup tjetër më i lumtur apo më i mjerë!

· Mohojnë Xhennetin dhe Xhehennemin, si dhe shpërblimin dhe ndëshkimin në Botën tjetër!

· Mohojnë Kur’anin Famëlartë, dhe thonë se është vepër e Selman el-Farisit radij’Allahu anhu!

· E lidhin besimin e tyre me periudha shumë të hershme historike, dhe krenohen me lidhjen me faraonët e lashtë dhe filozofët indianë të lashtësisë!

· Historia për ta fillon nga viti 408 hixhri, viti në të cilin Hamzah shpalli hyjninë e Hakimit!

· Besojnë se Kiameti është kthimi i Hakimit, i cili do t’i prijë për të rrënuar Qaben, për të shfarosur muslimanët dhe të krishterët në të gjithë botën, dhe se ata (druzët) do të sundojnë botën përgjithmonë, duke vendosur xhizjeh dhe poshtërim ndaj muslimanëve!

· Besojnë se Hakimi dërgoi pesë profetë: Hamzën, Ismailin, Muhammed el-Kelimeh, Ebu’l-Khajrin dhe Behaun!

· Ndalohet për ta martesa me të tjerët (jo-druzë), dhënia e sadakasë ndaj tyre dhe ndihma ndaj tyre; gjithashtu ndalojnë poligaminë dhe kthimin e gruas së divorcuar!

· E ndalojnë trashëgiminë për vajzat!

· Nuk e pranojnë ndalesën e martesës mes motrës dhe vëllait nga gjiri (me gji)!

· Nuk pranojnë askënd të hyjë në fenë e tyre, dhe nuk i lejojnë askujt të dalë prej saj!

. Ata thonë për shokët e Profetit (sahabët) fjalë të shëmtuara, prej tyre është edhe fjala e tyre: ‘El-fahsha’ uel-munker’ (imoraliteti dhe e keqja) janë Ebu Bekri dhe Umeri Allahu qoftë i Kënaqur me ta!

Sa i përket librave të tyre, më i rëndësishmi është:

“Mesazhet e Urtësisë” (رسائل الحكمة), numri i të cilave është 111 letra, me autor Hamzan, Behauddinin dhe Temimiun.

Ky libër përmban tekste të fshehta të shkruara me një gjuhë të përzier dhe të koduar, që bashkojnë filozofinë greke dhe lutje të shizmit ismaili.

· Kanë një “mushaf” të quajtur “El-Munferid bi Dhatihi” (i veçuar në qenien e tij).

· Libri “Pikat dhe Rrathët” (النقاط والدوائر) i atribuohet Hamzah bin Aliut, por disa historianë ia atribuojnë atë Abdul-Gaffar Takiuddin el-Bi’qli, i cili u vra në vitin 900 hixhri.

· “Betimi i Mbrojtësit të Kohës” (ميثاق ولي الزمان): e shkroi Hamzah bin Ali, dhe është dokumenti që kërkohet të lexohet ose pranohet nga një person që dëshiron të pranohet si druzi.

· “Anulimi i fshehtë” (النقض الخفي): në të cilin Hamzah ka anuluar të gjitha sheriatet, sidomos pesë shtyllat e Islamit!

· “Drita mbi rrugën e Teuhidit”: nga Dr. Sami Makarim.

Shtrirja dhe zonat e ndikimit:

· Druzët sot jetojnë në Liban, Siri dhe Palestinë.
· Shumica dërrmuese e tyre janë në Liban, dhe një përqindje e madhe e tyre ndodhen në Palestinën e pushtuar dhe kanë marrë shtetësinë izraelite, dhe disa prej tyre punojnë në ushtrinë izraelite.
· Kanë shoqata në Brazil, në Australi dhe në vende të tjera.
· Ndikimi i tyre në Liban sot është shumë i fuqishëm nën udhëheqjen e Uelid Xhumbulatit, dhe ata përfaqësohen nga Partia Socialiste Progresive, duke pasur një rol të madh në luftën civile në Liban, ndërsa armiqësia e tyre ndaj muslimanëve nuk i fshihet askujt.
· Numri i anëtarëve të këtij sekti është rreth 250 mijë vetë, të shpërndarë si më poshtë:
– 121 mijë në Siri,
– 90 mijë në Liban,
– pjesa tjetër në Palestinë dhe disa vende të diasporës.

Themelimi dhe personalitetet kryesore:

· Baza e doktrinës druze është khalifi fatimi: Ebu Ali el-Mansur bin el-Aziz Billah bin el-Muizz Li Dinil-lah el-Fatimi, i njohur si el-Hakim Biemril-lah. Ai lindi në vitin 375 h. dhe u vra në vitin 411 h.

Ai ishte i çuditshëm në mendimin, sjelljen dhe veprimet e tij; shumë i ashpër, kontradiktor dhe plot urrejtje ndaj njerëzve. Ai e shtoi vrasjet dhe torturat pa ndonjë arsye që ta kërkonte një gjë të tillë.

· Themeluesi i vërtetë i kësaj doktrine është: Hamzah bin Ali bin Muhamed ez-Zuzani (375 h. / 430 h.), i cili shpalli në vitin 408 h. se shpirti i Zotit ka zbritur në Hakimin, i thirri të tjerët në këtë bindje dhe shkroi librat e doktrinës druze.

· Muhamed bin Ismail ed-Durzi, i njohur si Neshtekin, ishte me Hamzën në themelimin e besimeve druze, por nxitoi në shpalljen e hyjnisë së Hakimit në vitin 407 h., gjë që zemëroi Hamzen dhe bëri që njerëzit të ngriheshin kundër tij. Ai u arratis në Sham (Siri) dhe atje thirri në sektin e tij; dhe kështu u shfaq sekti druz, i cili u lidh me emrin e tij – megjithëse ata (druzët) e mallkojnë atë, sepse ai doli nga mësimet e Hamzës. Ky i fundit planifikoi vrasjen e tij në vitin 411 h.

· Husejn bin Hajdarah el-Fergani, i njohur si El-Ekhrem ose El-Exhde‘, ishte lajmëtari i thirrjes së Hamzës mes njerëzve.

· Behauddin Ebu’l-Hasen Ali bin Ahmed es-Semuki, i njohur si Ed-Dajf, pati ndikimin më të madh në përhapjen e sektit në kohën e mungesës së Hamzës në vitin 411 h.

· Ebu Ibrahim Ismail bin Hamed et-Temimi: ishte dhëndri i Hamzës dhe krahu i tij i djathtë në thirrje, si dhe pasuesi i tij në gradë.

Nga udhëheqësit bashkëkohorë të këtij sekti janë:

· Kemal Xhumbulat: udhëheqës politik libanez, themelues i Partisë Socialiste Progresive, i cili u vra në vitin 1977 nga regjimi sirian i asaj kohe me në krye Hafidh el-Esed.
· Uelid Xhumbulat: udhëheqësi i tyre aktual dhe pasardhës i babait të tij në udhëheqjen e druzëve dhe të partisë në Liban.

· Dr. Nexhib el-‘Asrawi: kryetar i Shoqatës druze në Brazil.

· Adnan Beshir Reshid: kryetar i Shoqatës druze në Australi.

· Sami Makarim: bashkëpunëtor i Kemal Xhumbulatit në disa shkrime për mbrojtjen e druzëve.

Njerëzit në sektin druzi ndahen në tre shkallë:

  1. “El-‘Akl” (Arsyeja) – kjo është shtresa e dijetarëve fetarë, e atyre që e studiojnë dhe ruajnë besimin. Ata ndahen në tri kategori:
    – Udhëheqësit (رؤساء),
    – të mençurit (عقلاء),
    – dhe të nderuarit (أجاويد).

Kreu i tyre quhet “Shejhu i mendjes” (شيخ العقل).

  1. El-Exhãuid – ata që janë njohur me mësimet e fesë dhe i kanë zbatuar ato.
  2. El-Xhuhal – njerëzit e paditur, populli i thjeshtë, të cilët nuk e dinë doktrinën e brendshme.

Përfundimi:

Sekti i druzëve doli nga gjiri i fatimive, por më pas u shkëput krejtësisht nga Islami, si në akideh ashtu edhe në parimet e tij.

Prandaj, dijetarët e besueshëm kanë thënë për ta se janë një sekt i fshehtë i dalë nga islami me konsensus të dijetarëve të Ehlis Sunetit.

Dhe si përfundim e mbyllim këtë artikull në lidhje me druzët me fjalën e shejkhut të Islamit -rahimehullah-:

Ata, druzët janë më qafira sesa jehudët dhe të krishterët!

Përgatiti: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: