Loading

ka thënë Allahu i Lartësuar:

﴿وَمَن لَم يَحكُم بِما أَنزَلَ اللَّهُ فَأُولئِكَ هُمُ الكافِرونَ﴾ [المائدة: 44]

{Kush nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu të tillët janë jobesimtarë}

Tefsiri i fjalës së Allahut të Lartësuar:

Ka thënë el-al’lameh Muhamed Nasir Din el-Albanij -rahimehullah-:

Ai që bën diçka prej këtyre gjynaheve prej muslimanëve, mosbesimi i tij është në vepër, dmth: që bën punë të jobesimtarëve.

Vetëm nëse e bën të lejuar dhe nuk e sheh si gjynah, atëherë ai në këtë rast është jobesimtar, gjaku i tij nuk ka shenjtëri, sepse iu është bashkangjitur jobesimtarëve në besimin e tyre.

Gjithashtu, gjykimi me atë që nuk e ka shpallur Allahu, nuk del kurrë nga ky rregull.

Kanë ardhur transmetime nga selefët që e mbështesin këtë rregull dhe një nga ato është fjala e tyre në tefsirin e Ajetit “mosbesim që nuk është mosbesim”, është vërtetuar kjo nga komentuesi i Kur’anit Abdullah bnu Abbãs -radij’Allahu anhuma- më pas e morën prej tij disa tabi’inë dhe jo vetëm.

Unë patjetër duhet të përmend prej tyre atë që më bëhet e lehtë, ndoshta në të do të ketë ndriçim të rrugës për atë që ka devijuar sot në lidhje me këtë çështje të rrezikshme.

Si psh Khaurixhët të cilët i bëjnë muslimanët jobesimtarë për shkak të kryerjes së gjynaheve, edhe nëse falen dhe agjerojnë.

① Ka transmetuar Ibnu Xherir në tefsirin e tij (10 /335) me zinxhir të saktë nga Ibnu Abbãs -radij’Allahu anhuma-

{Kush nuk gjykon me atë që e ka shpallur Allahu të tillët janë josbesimtarë}

I cili tha: ajo është mosbesim, por nuk është mosbesim ndaj Allahut, ëngjëjve, librave dhe të dërguarve të Tij.

② Një një transmetim tjetër (hadithi nr. 12054) nga Tãusi i cili tha: një burrë i tha ibnu Abbãsit në lidhje me këtë ajet, ai që e bën këtë a ka mohuar?

Ibnu Abbãs -radij’Allahu anhuma- i tha: Nëse e bën atë, ai me këtë veprim ka mohuar dhe ky mosbesim nuk është si ai që mohon Allahun dhe Botën Tjetër”.

③ Në një transmetim tjetër prej tij në lidhje me këtë ajet:

Ai nuk është mosbesimi që ata mendojnë, porse është mosbesim që nuk të nxjerr nga Islami, mosbesim i vogël.

E ka nxjerrë el’Hakim -rahimehullah- (2 /313) dhe tha: “zinxhiri është i saktë”, është pajtuar me të edh-Dhehebij dhe do të ishte mirë të thoshin: që është sipas kushteve të el-Bukharit dhe Muslimit, po ashtu edhe zinxhiri.

Më pas kam parë El-Hafidh ibnu Kethir -rahimehullah- që e ka përcjellë tek Tefsiri i tij (6 /163) nga el-Hakim se ai ka thënë: “i saktë sipas kushteve të el-Bukharit dhe Muslimit”, ajo që duket në kopjen “el-Mustedrek” që është botuar ka shpëtuar diçka pa u vendosur, gjithashtu Ibnu Kethir ia ka atribuar atë Ibnu Ebij Hatim me disa shkurtime.

④ Në një transmetim tjetër nga Alij bnu Ebij Talhate nga Ibnu Abbãs -radij’Allahu anhuma- se ka thënë:

Kush e refuzon atë që ka shpallur Allahu ka bërë kufër, kush e pohon atë por nuk gjykon me të, atëherë ai është i padrejtë, që i ka kaluar kufijtë. E ka nxjerrë ibnu Xherir (Hadithi nr: 12063)

Them (el-Albanij): Ibnu Ebij Talhate nuk ka dëgjuar nga Ibnu Abbãsi, porse ai është i mirë kur krahasohet me transmetime të tjera.

⑤ Më pas ibnu Xherir -rahimehullah- ka transmetuar (12047-12051) nga ‘Ata’u bnu Ebij Rabbãh fjalën e tij:

(Duke përmendur të tre ajetet) “Mosbesim pa mosbesim, fisk pa fisk dhe padrejtësi pa padrejtësi” Zinxhiri i tij është i saktë.

Më pas ka transmetuar (12052):

Nga Se’id el-Mekij nga Tãusi (dhe përmendi ajetin) i cili tha: “Nuk është mosbesim që të nxjerr nga mileti”.

Zinxhiri i tij është i saktë, Se’di është ibnu Zijad esh-Shejbanij el-Mekij, e ka vlerësuar të besueshëm ibnu Ma’in, el-Ixhlij, ibnu Hibban dhe të tjerë, ka transmetuar prej tij një grup transmetuesish.

📚 Shkëputur nga fjala e shejkh El-Albanij në “Silsiletus Sahihah” hadithi nr. 2552

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: