Loading

Thotë shejkh Alij el-Hadadij -Allahu e ruajttë-:

Prej bidateve të shpikura në muajin Muharrem është ajo që veprojnë rafidat prej organizimit të ceremonive përkujtimore duke goditur trupat në shenjë pikëllimi për vrasjen e Husejn ibnu Alij -radij Allahu anhuma-.

Disa prej ehlus sunnetit i ndjekin këto ngjarje përmes mediave, si spektakël dhe për të marrë vesh se çfarë bëhet, mirëpo në këtë gjë ka një rrezik të madh, këto mbledhje shoqërohen me lëshimin e fjalëve të mbushura me dedikimin e adhurimit të tjerëve veç Allahut, siç është lutja dhe kërkimi i ndihmës, si dhe janë të mbushura me gënjeshtra ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, shokëve të tij dhe familjes së tij dhe ai që nuk e dallon të vërtetën nga e kota, të sinqertën nga gënjeshtra mund të mashtrohet nga ajo që dëgjon dhe futet në zemrën e tij dashuria për bidatin dhe mohimi i tij (ndaj bidatit) shndërrohet në pranim, Allahu na ruajttë!

Allahu i Lartësuar në lidhje me cilësinë e robërve të Gjithëmëshirshmit ka thënë:

{والذين لا يشهدون الزور}

{edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm kur kalojnë pranë kotësive}

Dmth: nuk prezantojnë ndenjat e gënjeshtrës, e të kotës dhe gjynaheve.

Ka thënë Profeti ﷺ:

“Kur t’i shohësh ata të cilët ndjekin atë që është e paqartë prej tij, ata janë të cilët Allahu i ka emërtuar (në Kur’an) ndaj ki kujdes nga ata”

Allahu më ndihmoftë mua dhe juve nga lajthitjet e fitneve.

https://www.haddady.com/sound/%d8%b4%d9%87%d8%b1-%d8%a7%d9%84%d9%84%d9%87-%d8%a7%d9%84%d9%85%d8%ad%d8%b1%d9%85-3

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: