Medito sesi i kuptonin gjërat selefët
Khavarixhët janë njerëz që e kanë mendjen te jeta e kësaj bote, jo te feja
Erdhi një burrë prej khauarixhëve tek el-Hasen el-Basri -Allahu e mëshiroftë- dhe i tha: o imam çfarë thua për khavarixhët?
I tha: janë njerëz që e kanë mendjen te jeta e kësaj bote.
Burri i tha: përse e thua këtë, kur ka prej tyre që dalin në luftë me shtizat e tyre derisa i thyhen dhe heqin dorë nga gruaja dhe fëmija?
El-Hasen i tha: më fol rreth prijësit, a të ka ndaluar nga kryerja e faljes, nga dhënia e Zekatit, nga Haxhi dhe Umreja?
I tha: jo
I tha (el-Hasen): unë mendoj se kur ai të ndaloi nga të mirat e kësaj bote, ti e luftove atë për shkak të tyre.
📚 البصائر والذخائر” (1 /156)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema