Loading

I përmblodha nga broshura e shejkhut tonë, el-al’lameh, el-muxhahid, Rebi’ el-Medkhalij me titull:

“Rreziku i hadadive të rinj”

Ngjashmëritë në mes tyre dhe rafidave

Përmblodhi: Ebu Xhihad el-Xhezairij

Prej shenjave të Hadadive:

(1) Urrejtja e tyre ndaj dijetarëve bashkohorë të menhexhit selefij dhe ofendimi i tyre, sidomos ndaj dijetarëve të Medinës, më pas kaluan tek ibnu Tejmijeh, ibnul Kajjim dhe ibnu Ebil Izz, shpjeguesi i “el-Akidetut Tahauijeh”, sillen rreth tyre për të rrëzuar pozitën e tyre dhe refuzimin e fjalëve të tyre.

(2) Fjala e tyre për bërjen bidatxhi të çdo njeriu që bie në bidat, ndërsa ibnu Haxheri tek ata është më i keq dhe më i rrezikshëm sesa Sejid Kutbi.

(3) Bërja bidatxhi e atij që nuk e bën bidatxhi atë që ka rënë në bidat, armiqësimin dhe luftimin e tij, nuk u mjafton atyre të thuash: psh. filani ka esh’arizëm ose është esh’arij, por patjetër duhet të thuash: bidatxhi ose përndryshe ndaj teje do të ketë luftë, bojkot dhe tebdi’.

(4) Ndalimi për kërkimin e mëshirës ndaj ithtarëve të bidateve në mënyre kategorike, pa bërë dallim në mes rafidave, kaderive, xhehmive dhe një dijetari që ka rënë në bidat.

(5) Bërja bidatxhi të atyre që kërkojnë mëshirë për Ebu Hanifen, esh-Sheukanin, ibnul Xheuzij, En-Neueuij dhe Ibnu Haxher.

(6) Ekstremizmi ndaj (Mahmud) Haddādit dhe pretendimi se ai është i dalluar në dije, për të arritur me këtë rrëzimin e dijetarëve të mëdhenj.

(7) Mallkimi i një personi të caktuar, saqë disa prej tyre mallkojnë Ebu Hanifen dhe disa e bëjnë qafir!!!

(8) Lidhja e tyre me hizbitë dhe me disa njerëz të prishur, ndërkohë që selefitë i luftojnë dhe i urrejnë me një urrejtje të madhe.

(9) Kanë tekijeh të madhe

(10) Shkruajnë me emra të panjohur, të vjedhura, e nëse dikush prej tyre vdes nuk u dihet nami dhe as nishani! Dhe me këtë veprim ia kaluan edhe rafidave, ata (rafidat) janë të njohur dhe librat e historisë dhe “kritikës dhe lavdërimit” janë të mbushura me emrat e tyre dhe gjëndjet tyre, edhe pse përdornin tekijen dhe maskimin.

(11) Refuzuan bazat e ehlus sunnetit në “Kritikë dhe Lavdërim”, i nënçmuan imamët e “Kritikës dhe Lavdërimit” dhe nënçmuan bazat e tij.

(12) Refuzuan bazat e Ehlus sunnetit në vlerësimin e dëmit dhe dobisë.

(13) Refuzuan bazat e ehlus sunnetit në lidhje me bërjen e lehtësimeve në baza dhe detyrime dhe refuzuan fjalët e dijetarëve të sunnetit në lidhje me sqarimin e gjendjeve se kur lejohet lehtësimi.

(14) Fshehja pas disa dijetarëve të sunnetit edhe pse i urrejnë ata dhe i kundërshtojnë ata në bazat, metodologjinë dhe qëndrimet e tyre, ashtu siç bëjnë rafidat që fshihen pas Ehlul Bejtit!”

(15) Thirrja për tek taklidi, ngjashëm me gjendjen e rafidave dhe sufive ekstremistë, kjo është ajo që ka shpikur Abdul-Latif Bashmili, pasi dështoi Mahmud El-Hadad dhe fanatikët e tij.

(16) Shfaqja e dashurisë së Abdul-Latif Bashmil ndaj imam Muhamed bnu Abdul-Uehab dhe mbrojtjes ndaj tij, duke i sajuar armik me gënjeshtra dhe dredhi shejkhun, el-Al’lameh, Muhadithin selefij Muhamed Nasirud-Din el-Albanij që e do imam Muhamed bnu Abdul-Uehab dhe ndjek menhexhin e tij

(17) Shpifja ndaj shejkh Rabisë dhe ndaj atyre që e përkrahin atë në të vërtetën, prej dijetarëve dhe selefive se ata janë murxhi.

(18) Ngjashmëria me rafidat në gënjeshtër, besimin e gënjeshtrës dhe përgënjeshtrimin e të vërtetës.

(19) Përshkallëzimi i lig sipas rrugës së batinive, shihni se çfarë bënë me Albanin, u shfaqën sikur e respektonin dhe e mbronin dhe akuzimin e atyre që e cilësonin atë me irxha si khauarixhë, më pas kaluan në fazën tjetër duke e akuzuar atë me irxha dhe si shkelës i menhexhit selefij.

(20) Bashkëpunimi në mes tyre në gjynahe dhe armiqësi dhe përkrahjen e njëri-tjetrit në gënjeshtër, poshtërsi dhe baza të kota.

(21) Këmbëngulja në të kotën dhe kalimi i kufijve në të, guximi i çuditshëm në shndërrimin e gjërave, saqë e bëjnë të vërtetën të kotë dhe të kotën të vërtetë, sinqeritetin e bëjnë gënjeshtër dhe gënjeshtrën sinqeritet, xhuxhat i bëjnë male dhe malet xhuxha.

(22) Dashuria dhe urrejtja ndaj njerëzve më injorantë, më gënjeshtarë, më të poshtër dhe më armiqësorë ndaj menhexhit selefij dhe dijetarëve të tij.

http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=10330

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: