Si t’i njohim ikhuanët dhe pasuesit e tyre?
Xhemati i Ikhuanul muslimin është një lëvizje rebele, me frymë sufizmi, e cila ecën krah për krah me safauitë e Khomejnit. Financohet nga perëndimi dhe është e udhëhequr nga masonët!!!
E gjithë kjo gjendet në librat e tyre dhe në fjalët e dijetarëve që kanë përmendur devijimet e tyre.
Qëllimi i tyre është një: rrëzimi i qeverive në vendet islame, me pretendimin se duan kthimin e khilafetit islamik.
Zaten, kur kanë marrë pushtetin, i kemi parë sesa e kanë “dashur” kthimin e khilafetit: nuk kanë gjykuar me Sheriatin Islam, por me ligje laike dhe në bazë të demokracisë perëndimore!
Pyetje me rëndësi: si t’i njohim ata?
Ikhuanët ndahen në tri kategori:
1.Ikhuanët bena’ijë.
Ata ecin drejt synimit të tyre për rrëzimin e qeverive, pa përdorur dhunën, por me anë të punësimit në poste kyçe shtetërore, infiltrimit në organet e tij dhe me anë të dominimit mbi mediat, mbi ministritë, me futjen në organizma dhe komisione, me formimin e liderëve me qëllimin që t’i pasojnë sa më shumë njerëz (si meshaijkh- thirrës të fesë, instruktorë dhe edukatorë). Kur nuk e arrijnë këtë, i kthehen dhunës.
Më të njohurit e kësaj kategorie janë:
- Hasen el-Bena;
- Umer et-Tilmisani;
- Hasen el-Hudejbij;
- Meududij;
- Mana’ el-Kattān;
- Muhamed Gazalij;
- Kardauij;
- Turabij;
- Selman el-Audeh;
- Muhamed el-Auedij;
- levizja Hamas (e cila përbëhet nga ikhuanë dhe shija). (Etj.)
Nëse do që t’i njohësh ikhuanët benaijë, shih çdokënd që i lavdëron ata dhe i lejon që të mbajnë ligjërata në xhaminë e tij, në shoqatën e tij, në kanalet televizive; shih çdokënd që bashkëpunon me ta, shpërndan videot, shkrimet dhe audiot e tyre. Një njeri i tillë futet në këtë kategori.
2. Ikhuanët kutbijë.
Ata janë pasuesit e ikhuanit Sejid Kutb, ikhuanë të cilët, për arritjen e qëllimeve të tyre deri në rrëzimin e qeverive, përdorin dhunën: shpërthime, vrasje, atentate, demonstrata, protesta, revolucione etj.
Organizatat më të njohura kutbije janë:
El kaideh;
Isis;
Nusra;
Boko Haram etj. prej të ngjashmeve me to.
Individët më të njohur të kutbijve janë:
- Sejid Kutb;
- Muhamed Kutb;
- Abdullah Azzam;
- Usameh ibnu Laden;
- Ejmen edh-Dhauahiri (Zauahiri);
- Zarkauij;
- ebu Muhamed el-Makdesij;
- ebu Katadeh el-Filistinij;
- Sulejman el-Uluan;
- Ahmed el-Hazimij;
- el-Mis’arij;
- Sa’d el-Fakihi e të ngjashmit me ta…
Si t’i njohësh kutbijtë?
Çdokush që ndjek Sejid Kutbin dhe e konsideron dijetar, si dhe çdokush që përqafon ideologjinë e Usameh ibnu Ladenit, thërret për tek ai dhe nxit për të dalë me llojin e tij, atëherë futet te kjo kategori.
3. Ikhuanët sururijë
Janë ata të cilët janë veshur me petkun e selefizmit; dhe këta janë të shumtë…
Thonë “jemi selefijë”, mirëpo fshehin menhexhin e ikhuanëve. Qëllimi i tyre gjithashtu është mbërritja te pushteti, duke rrëzuar qeveritë sapo t’u jepet mundësia.
Më të njohurit e kësaj kategorie janë:
- Muhamed Surur Zejnul Abidin;
- Shoqata ihjau et-Turath me pasuesit e tyre dhe dëgët e saj në gadishullin arabik, në Sudan dhe Egjipt;
- Shoqata ensarus sunneh;
- Abdur-Rahman ibnu Abdul Khalik;
- Adnan Arur;
- Sefer Haualij;
- Nasir el-Umer;
- Muhamed Arifi;
- Ebu Is’hak el-Huvejni;
- Muhamed Hassān;
- Muhamed Husejn Jakub;
- Abdul-Aziz Et-Tarifij;
- Aid el-Karnij,
- Muhamed el-Kahtanij e shumë e shumë të tjerë…
Këta janë më të rrezikshëm sesa dy degëzimet e para, sepse janë të fshehur! Mirëpo Allahu i demaskon!
Si t’i njohësh?
I njeh nga pasimi që i bëjnë Sejid Kutbit dhe mosrefuzimi i të kotës së tij. Zemërohen kur ehlus sunneti e refuzon të kotën e Sejid Kutbit. I njeh nga pasimi që i bëjnë emrave të lartpërmendur dhe të ngjashmëve me ta, si dhe nga lejimi i thirrësve sururijë për të mbajtur mësime në xhaminë e tyre, nga shpërndarja e audiove, librave apo shkrimeve të tyre. Gjithashtu, i njeh nga veprimtaritë që kanë, si nxitja e masave, rebelimi dhe përkrahja që i bëjnë el-kaides, Nusras apo ikhuanëve të tjerë.
Shenim: Emri sururijeh i atribuohet sirianit Muhamed Surur Zejnul Abidine. Ai u përndoq nga regjimi i Hafidh el-Esed, dhe kur Arabia Saudite i ofroi strehim dhe e punësoi, ky njeri, jo vetëm që nuk e falenderoi, por i nxiste njerëzit kundër saj.