Ka thënë shejkh Rabi ibnu Hadi:
Dijetarët tanë të nderuar duhet ta dinë se njerëzit e ëndjeve dhe partiakët kanë metoda të frikshme për t’i joshur të rinjtë, për t’ua dominuar dhe kontrolluar mendjet, për t’i minosur përpjekjet që veprimtarët kanë bërë në mejdan në dobi të metodologjisë selefijeh dhe njerëzve të saj.
Dhe prej atyre metodave dinake është shfrytëzimi i heshtjes së disa dijetarëve, për filanin dhe fistekun, ndonëse ai është prej njerëzve më të devijuar dhe kritikuesit sjellin argumentet më të forta për bidatin dhe devijimin e tij. Mjafton tek ata gabimtarë -për të shkatërruar përpjekjet e veprimtarëve këshillues- pyetja para injorantëve: “Si është puna me filan dijetar dhe filan dijetar që kanë heshtur për filanin dhe filanin?! Po të kishte qenë filani në devijim, ata nuk do të heshtnin për devijimin e tij!”
E kështu i mashtrojnë njerëzit e thjeshtë, madje edhe disa të shkolluar!
Shumica e njerëzve nuk i njohin rregullat e Sheriatit dhe as bazat e tij; dhe prej bazave është kjo: urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, e cila është prej farzeve kolektive, pra, nëse disa e kryejnë këtë farz, bie detyra ndaj të tjerëve.
Dhe prej metodave të tyre është nxjerrja e tezkijeve prej disa dijetarëve, për disa njerëz, ndërkohë që vetë shkrimet, qëndrimet dhe aktivitetet e këtyre të fundit mjaftojnë për t’i fajësuar për largim nga metodologjia selefijeh, me hedhjen poshtë të njerëzve të saj, miqësimin e armiqve të saj dhe çështje të tjera.
Shumica e njerëzve nuk i njohin rregullat e Kritikës dhe Lavdërimit dhe nuk e dinë se kritika e detajuar është më parësore sesa lavdërimi, sepse lavdëruesi bazohet tek ajo që duket dhe mendimi i mirë, kurse kritikuesi bazohet te dija dhe realiteti; sikurse është e njohur tek imamllarët e Kritikës dhe Lavdërimit.
Me këto dy metoda dhe jo vetëm i asgjësojnë përpjekjet e këshilluesve dhe veprimtarëve, me shumë lehtësi dhe joshin shumicën e njerëzve -madje dhe shumë prej të shkolluarve- dhe i bëjnë ushtarë për të luftuar metodologjinë selefijeh dhe njerëzit e saj dhe për të mbrojtur prijësit e bidateve dhe devijimit.
Sa shumë vuajnë selefitë nga këto dy hendeqe të cilat dijetarët duhet t’i bllokojnë me forcë dhe vendosmëri, për shkak të dëmeve dhe rreziqeve që sjellin.
📚 الحد الفاصل بين الحق والباطل” (ص170)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema