Loading

I thanë imam Ahmed ibnu Hanbel-it rahimehullah:

Personi që gëzohet me atë që u ka rënë shokëve të Ibnu ebij Du-uadit, a merr gjynah për këtë gjë?

Imam Ahmedi i tha: E kush nuk gëzohet me këtë?!

📚 السنة” للخلال (٥ /١٢١)”

Ka thënë imam Dhehebij rahimehullah :

Selemetu ibnu Shebib ka thënë: Isha tek Abdur-Rezaku -d.m.th es-San’anij- dhe na erdhi lajmi për vdekjen e Abdul-Mexhidit; dhe kjo në vitin 206 h. Me atë rast, ai tha: Gjithë lavdet i takojnë Allahut, i Cili e rehatoi Umetin e Muhamedit nga Abdul-Mexhidi!

📚 سير أعلام النبلاء” (٩ /٤٣٥)”

Shënim. Abdul-Mexhidi është Ibnu Abdul-Aziz Ebij Reuadi (emri i gjatë). Ishte prijës në irxha.

Ka thënë hafizi Ibnu Haxher rahimehullah:

Kur i erdhi lajmi i vdekjes së Uehb el-Kureshij, i cili ishte i devijuar dhe devijues, Abdur-Rahman ibnu Mehdij tha: Gjithë lavdet i takojnë Allahut, i Cili i rehatoi muslimanët nga ai!

📚 لسان الميزان” لابن حجر (٨ /٤٠٢)”

Ka thënë hafizi Ibnu Kethir rahimehullah për një nga prijësit e bidatxhive:

Allahu i rehatoi muslimanët prej tij në këtë vit, në Dhul Hixheh; u varros në shtëpinë e tij e më pas e zhvendosën në varrezat e kurejshëve. Gjithë lavdet i takojnë Allahut! Kur ai vdiq, Ehlus Sunneti u gëzua me vdekjen e tij, me një gëzim të madh, dhe falenderuan Allahun; nuk gjeje njeri prej tyre që mos të thurte lavde për Allahun!

📚 البداية والنهاية” (١٢ /٣٣٨)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: