Loading

Ka thënë shejkhul Islam ibnu Tejmijeh -rahimehullah-:

“Ata njerëz të cilët quhen “Nusejrijeh” ata dhe pjesa tjetër e “Keramitëve batinij” janë më qafira sesa Jehudët dhe të Krishterët, madje më qafira sesa shumë prej mushrikinëve, dhe dëmi i tyre ndaj ummetit të Muhamedit ﷺ është më i madh sesa dëmi i mosbesimtarëve luftues, siç janë tartarët, evropianët etj, me të vërtetë ata shfaqen përpara muslimanëve injorantë sikur janë pasues të familjes së Pejgamberit ﷺ dhe sikur e duan familjen e tij, ndërsa në të vërtetë ata nuk besojnë tek Zoti, as tek i Dërguari i Tij, as tek Libri i Tij, as tek urdhëresat dhe as tek ndalesat, as tek shpërblimi dhe as tek dënimi, as tek Xhenneti dhe as tek Zjarri, as tek ndonjë prej të dërguarve përpara Muhamedit ﷺas tek ndonjë popull prej popujve të mëparshëm, por e marrin Fjalën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij që është e njohur në mesin e dijetarëve të muslimanëve dhe e shtrembërojnë atë në çështje të cilat ata i fabrikojnë; dhe pretendojnë se këto janë prej dijes së fshehtë, ata nuk kanë kufij në atë që pretendojnë prej shtrembërimit të Emrave të Allahut të Lartësuar dhe ajeteve të Tij, dhe nxjerrjen e Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij nga konteksti, në fakt qëllimi i tyre është mohimi i besimit dhe ligjeve të Islamit me çdo mënyrë duke u shfaqur se këto çështje janë të vërteta, të cilat ata i dinë, prej llojit që përmendi pyetësi, dhe prej llojit të fjalës së tyre se:

– Me pesë namazet është për qëllim njohja e sekreteve të tyre!!!

– Me Agjerimin e detyrueshëm është për qëllim libri i sekreteve të tyre!!!

– Dhe me Haxhin në Shtëpinë e Lashtë është për qëllim vizita e dijetarëve të tyre!!!

– Dhe se me (Duart e Ebij Lehebit) [el-Mesed: 1] është për qëllim Ebu Bekri dhe Umeri!!!

– Dhe se me ndërtesën e madhe dhe imamin e madh është për qëllim Ali bnu Ebij Talib.

Ata në armiqësinë ndaj Islamit dhe njerëzve të tij kanë incidente të njohura dhe libra të shkruar, nëse ata do të kishin mundësi do ta derdhnin gjakun e muslimanëve, ashtu siç vranë njëherë e një kohë Haxhitë dhe i hodhën në pusin e Zemzemit dhe e morën gurin e zi dhe mbeti tek ata për një kohë, dhe vranë prej dijetarëve të muslimanëve dhe meshaikhëve të tyre aq sa nuk e di numrin e tyre vetëm se Allahu i Lartësuar dhe shkruan libra të shumtë prej atyre që i përmendi pyetësi dhe të tjerët veç tij, dhe dijetarët e muslimanëve shkruan libra në zbulimin e sekreteve të tyre dhe çjerrjen e maskës së tyre dhe bënë të qartë në këto libra rrugën të cilën ata ndjekin prej mosbesimit, felëshimit dhe ateizmit, në të cilat ata janë më qafira sesa Jehudët dhe të Krishterët dhe se Berahimitë e Indisë të cilët adhurojnë idhujt.

📚 “El-Feteual Kubra” (3/506)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

______________
Shënim i përkthyesit:

Sekti Nusejrij nga i cili rrjedh edhe Beshaar el-Esed -mallkimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi të gjithë ata që e përkrahin atë- është i përhapur në disa vende, një ndër to është edhe vendi ynë, sekt i cili në vendin tonë njihet me emrin “Bektashizëm”, këto dy sekte idhujtare, e që në fakt janë një sekt i vetëm kanë të njëjtat besime kufri dhe idhujtarie.

Shpërndaje: