Ka thënë el-Imam Abdullah bnu Ahmed ibnu Hanbel -rahimehullah-:
Na ka treguar Ahmed bnu Ibrahim, na ka treguar Jahja bnu Jusuf ez-Zem’mij, i cili tha: isha tek Abdullah ibnu Idris (v. 192 h) dhe një burrë i tha: o Eba Muhamed! Nga anët tona kemi disa njerëz që thonë se Kur’ani është i krijuar!
Tha: a janë prej Jehudëve?
Tha: jo.
Tha: prej të krishterëve?
Tha: jo.
Tha: prej mexhusëve?
Tha: jo.
Tha: prej kujt atëhere?
Tha: prej atyre që e veçojnë Allahun në adhurim.
Tha: kanë gënjyer, ata nuk janë prej tyre, ata janë renegatë, ai që pretendon se Kur’ani është i krijuar, ka pretenduar se Allahu -azze ue xhel’le- është “i krijuar”, dhe kush pretendon se Allahu i Lartësuar është i “krijuar” ka bërë kufër, ata janë renegatë, ata janë renegatë”.
📚 السنة لعبد الله بن أحمد” (١ /١١٣)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema