Loading

Thotë shejkh ibnul Uthejmin Allahu e mëshiroftë:

Nëse pyetemi: cilët janë pasuesit e sunnetit dhe xhematit?

Themi: janë ata që kapen pas Islamit të kulluar dhe të pastër nga përzierjet.

Ky përkufizim i shejkhut të Islamit ibnu Tejmijjeh përfshin atë se esharitë dhe maturiditë dhe të ngjashmit me ta nuk janë prej pasuesve të sunnetit dhe xhematit, sepse kapja e tyre është përzier me atë që kanë futur prej bidateve (shpikjeve në fe).

Dhe kjo është e sakta, se esharitë dhe maturiditë nuk llogariten prej pasuesve të sunnetit dhe xhematit, për shkak të besimit që ata kanë në lidhje me Emrat dhe Cilësitë e Allahut.

Si mund të llogariten ata prej pasuesve të sunnetit dhe xhematit kur ata i kundërshtojnë ata në lidhje me Emrat dhe Cilësitë e Tij?!

Ajo që thuhet është: ose e vërteta është me esharitë dhe maturiditë ose e vërteta është me selefët.

Dhe është e ditur se e vërteta është në anën e selefëve, sepse selefët janë sahabët dhe tabi’inët dhe imamllarët e udhëzimit pas tyre.

Përderisa e vërteta është në anën e selefëve dhe esharitë dhe maturiditë i kundërshtojnë ata, me këtë ata nuk janë prej pasuesve të sunnetit dhe xhematit në lidhje me Emrat dhe Cilësitë e Allahut.

📚 “شرح العقيدة الواسطية” (٣٧٢/٢) دار ابن الجوزي

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: