Loading

Shejh Khalid Uthman el-Misrij thotë:

Ebu Is’hak el-Huvejni në shumē mesele e kundërshton imam Albanin -rahimehullah- me kundërshtime që bien ndesh me bazat e Ehlus Sunnetit. Ato janë:

1- El-Huvejni e bën mosbesimtar atë që këmbëngul në gjynah, dhe e barazon atë (këmbëngulësin) me atë që e lejon atë gjynah, ndërsa el-Albanij nuk e bën mosbesimtar atë që këmbëngul në gjynah, dhe as nuk thotë se ai e ka lejuar atë gjynah.

2- El-Huvejni është pajtuar me Sejid Kutbin në fjalën e tij (Sejidit) që pjesa më e veçantë e Teuhidit ilahijeh (uluhijeh) është “Teuhidi Hakimijeh”.

Fjala e shejkh Albanit për sqarimin e Hakimijes ka paraprirë (është bërë e njohur dhe publike), bashkë me refuzimin që ai i ka bërë ekstremizmit në këtë temë, ndërsa el-Huvejni është në kundërshtim me këtë gjë.

3- El-Huvejni lavdëron një grup prej atyre tregimtarëve që tregojnë përralla, dhe po ashtu, lavdëron hizbijë për të cilët ka paralajmëruar el-Albanij. Madje el-Albanij ka paralajmëruar edhe ndaj atyre që janë më të mirë sesa ky lloj hizbish.

4- El-Huvejni i quan komplotistë ata të cilët ia atribuojnë mendimin e panteizmit (uahdetul uxhud-it) Sejid Kutbit. Thotë se i kanë bërë atij padrejtësi.

El-Albanij është në krye të atyre dijetarëve që ia kanë atribuuar këtë fjalë Sejidit.

5- El-Albanij e lavdëron Rabi’u ibnu Hadij el-Medkhalin, me një lavdërim madhështor, si p.sh. në fjalën e tij:

“Me të vërtetë, në kohën tonë, flamurmbajtësi -me meritë- i “Xherh-it dhe Te’adil-it”, është vëllai ynë, doktor Rabi’a! Kundërshtuesit e tij kurrë nuk e kanë kundërshtuar atë me dije, përkundrazi dija është me të!”

Ndërsa el-Huvejni thotë për dijetarin e madh, shejkh Rabi’en, se ai është tutkun; gjihashtu, përpiqet që t’ia ulë vlerat dijes së tij.

El-Albanij e ka përshkruar me injorancë atë që e shan shejkh Rabi’ ibnu Hadin, dhe ka bërë lutje kundër tij, duke thënë:

“Përçmimi i dijetarëve si shejkh Rabia dhe shejkh Mukbili, dijetarë të cilët janë thirrës në Kur’an, Sunnet dhe në atë që ishin Selefët e devotshëm; dhe që luftojnë luftuesit e kësaj metodologjie të saktë, është përçmim që dihet botërisht se buron nga një prej këtyre dy kategorive të njerëzve:

  • ose nga një injorant,
  • ose nga një njeri i epsheve.

Injoranti mundet që të udhëzohet, sepse mendon se ka diçka prej dijes. Nëse ia bën të qartë dijen e saktë, atëherë ai (mund të) udhëzohet.

Ama për njeriun e epshit nuk ka rrugë tjetër përveçse ta udhëzojë Allahu i Lartësuar.”

(Dhe në një vend tjetër ka thënë):

“Dhe ai që i kritikon këta dy dijetarë, ose është xhahil të cilin ke mundësi ta mësosh, ose është njeri i epshit. Kërkojmë nga Allahu azze ue xhel-le të na mbrojë nga sherri (e keqja) i epsharakut dhe ta udhëzojë atë; dhe nëse s’ka udhëzim, atëherë t’ia thyejë shpinën !”

6- El-Albanij beson se sulmet vetëvrasëse janë të ndaluara fetarisht, ndërsa el-Huvejni i quan “mashtrues që nuk e njohin realitetin dhe që u tregojnë përralla fëmijëve” ata që e thonë këtë fjalë për sulmet. Kjo është sharje nga ana e el-Huvejni-t për el-Albanin.

El-Huvejni është njëri nga prijësit e ndezjes së fitnes egjiptiane që filloi me revolucionin e Janarit të vitit 2011, fitne të cilën e ndezi bashkë me vellezërit e tij prej kutbive, veçanërisht me Muhamed Hassan-in, Muhamed Jusri-n, Abdullah Shakir el-Xhunejdin dhe të tjerët që ishin me ta. E emërtuan veten si “Këshilli Këshillues i Dijetarëve”, duke dashur të përngjasonin vetet e tyre me Komisionin e Dijetarëve të mëdhenj në Arabinë Saudite, por sa larg që janë ata prej tyre, dhe sa i madh është dallimi mes dy palëve!

A nuk bëri thirrje el-Huvejni për të votuar presidentin ikhuanij Muhamed Mursi, ndërkohë që e dinte mirë se ai me gjithë partinë e tij ishin të devijuar nga menhexhi i Selefëve të devotshëm?! Madje ai ishte në dijeni edhe për luftën e tyre të fëlliqur ndaj Menhexhit Selefij dhe për marrëveshjet e tyre të fshehta dhe të turpshme me Rafidat dhe masonët ndërkombëtarë.

Në të vërtetë, El-Huvejni është ashtu siç ka thënë imami i Xherh-it dhe Ta’dil-it në kohën tonë, Shejkhu ynë, shejkh Rabi’ ibnu Hadij:

“Ai është ikhuan dhe ka edukimin e ikhuanëve!”

Unë u kërkoj pasuesve të el-Huvejnit, të cilët pretendojnë selefizmin, dhe u them: Nëse jeni selefij, atëherë shprehuni qartë dhe me sinqeritet (duke thënë se):

Ne distancohemi nga partia “Ikhuan-ul- Muslimin”, qoftë nga partia “nënë”, qoftë nga partitë bidatxhie bashkëkohore që janë degë të saj! Distancohemi tek Allahu nga metodat e tyre të prishura! Distancohemi nga Sejid Kutbi për fjalët e tij në lidhje me Hakimijen, fjalë që përputhen me fjalët e khavarixhëve. Sejid Kutbi e dëmtoi Ummetin në këtë kohë dhe çfarë dëmi se! Distancohemi prej fjalës së tij në tefsirin e fjalës “La Ilahe il-lAllah”, tefsir në të cilin e deformoi kuptimin e teuhidit nga kuptimi që kanë shpjeguar njerëzit e dijes!

U them pasuesve të el-Huvejnit:

Përkundrazi, ju jeni khavarixhë që pretendoni padrejtësisht Selefizmin, dhe imami juaj, el-Huvejni, ecën në rrugën e Nexhdetu ibnu Amir el-Haruri-t, Katarij ibnu el-Fexha’et-es, Nafi’u ibnu Ezrak-ut, Seid Kutb-it dhe të ngjashmëve me ta, si prej khavarixhëve të vjetër, ashtu edhe prej khauarixhëve bashkëkohorë…

Shkroi: Shejkh Khalid Uthman el-Misrij

📚 الحدود الفاصلة بين أصول منهج السلف الصالح وأصول القطبية السرورية (ص ٧٠٣-٧٠٤)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: