Loading

Libri titullohet: “el-Xhami es-sahih” (Përmbledhja e saktë). Ky libër është prej referencave më të rëndësishme të ibadive.

Ka thënë shejkh Mukbil rahimehullah, kur foli për ibaditë:

Ata kanë një libër “el-xhami es-sahih musned Rabi ibnu Habib”. Ky libër është më e përshtatshme të digjet! Ai është prej librave të devijimit. Në të përmendet se mushebihah (përgjasuesit e Allahut me krijesat) duhet të vriten! Ata kanë për qëllim me “mushebihah” Ehlus-Sunnetin, për shkak se ata i pohojnë Allahut Emrat dhe Cilësitë e Tij dhe pohojnë se Ai është i Ngritur mbi Arsh ashtu siç i takon Madhështisë së Tij.

Dhe prej gjërave të çuditshme është marrja e Rabi ibnu Habib për referencë, ndërkohë që ai është i panjohur në librat e dijetarëve të hadithit. Dhe ajo që unë besoj, është se shejtani ua shkroi këtë libër, i cili (Rabi ibnu Habib) e transmeton atë nga Muslim ibnu Ebī Kerimeh ebì Ubejdeh dhe për të dy këta njerëz nuk gjendet asnjë biografi.

Ky libër konsiderohet më i keq se sa “el-Mexhmu’u” që i atribouhet Zejd ibnu Alī; sepse autori i “el-Mexhmu’u” u njoh tashmë se është gënjeshtar, mirëpo është për t’u çuditur me këtë libër sepse është i vjetër, i cili transmeton nga Ebī Ubejdeh dhe ai është Muslim ibnu Ebī Kerimeh nga Xhabir ibnu Zejd dhe ai nga Xhabir ibnu Abdullah, sa transmetues ka në mes tij dhe sahabit, në mes mungojnë dy burra! Si mundet që kjo t’u shpëtojë dijetarëve tanë dhe dijetarëve tanë të hadithit, kur ata i kanë cekur mashtruesit dhe besnikët, kanë cekur iblisët dhe kanë bërë biografinë e çdokujt me atë që meriton. Si mund t’u shpëtojë kjo dijetarëve tanë e të mos shkruajnë një biografi për Rabi ibnu Habib dhe një biografi për shejkhun e tij Ebu Ubejdeh?!

📚 المصارعة” (ص ٣٦٢)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: