Loading

Imam el-Exhur’rij (v. 360 h) -rahimehullah- ka thënë:

“Dhe nuk duhet për atë që sheh zellin e “kharixhit”, i cili është ngritur kundër prijësit (musliman), qoftë ai i drejtë apo tiran, që ka dalë dhe mbledh një grup njerëzish, nxjerr shpatën nga këllëfi dhe e bën hallall luftimin e muslimanëve, nuk duhet që ky person të mashtrohet me recitimin e tij të Kur’anit, as me qëndrimin e tij të gjatë në falje, as me agjerimin e tij të vazhdueshëm dhe as me fjalët e tij të bukura në dije, nëse “medh’hebi” i tij është ai i khavarixhëve”.

📚 الشريعة” (١ /٣٢)”

Shejhul Islam (v. 728 h) -rahimehullah- ka thënë për khavarixhët:

“Ehlus sunneti -dhe lavdërimi i takon Allahut- kanë rënë në konsensus se ata janë bidatçinj të humbur dhe është detyrë luftimi i tyre me tekste të sakta (që kanë ardhur për luftim e tyre) dhe i pari i besimtarëve Aliu -radijAllahu anhu- nga punët e tij më të mira që ka bërë ka qenë luftimi i khavarixhëve dhe sahabët kanë rënë në konsensus për luftimin e tyre”.

📚 منهاج السنة” (٦ /١١٦)”

Ai -rahimehullah- ka thënë gjithashtu:

“Dhe me të vërtetë ata kanë qenë të zellshëm në vrasjen e çdo muslimani që nuk binte dakord me ta, duke e bërë hallall gjakun e muslimanëve, pasurinë e tyre, vrasjen e fëmijëve të tyre dhe bërjen tekfir mbi ta, dhe me këtë adhuronin Allahun, për shkak të injorancës së tyre të madhe dhe bidatit të tyre devijues”.

📚 منهاج السنة” (٥ /٢٤٧)”

Po ashtu ai -rahimehullah- ka thënë:

“Feja e lartësuar tek khauarixhët është përçarja e xhematit të muslimanëve dhe bërja hallall e gjakut dhe pasurisë së tyre”.

📚 مجموع الفتاوى” (١٣ /٢٠٩)”

Ibnu Kethiri (v. 774 h) -rahimehullah- ka thënë:

“Dhe ky lloj njerëzish është nga llojet më të çuditshme të bijëve të Ademit, dhe larg të metave është Ai që e bëri krijesën e Tij ashtu siç deshi.

Sa e bukur është ajo që thanë disa selefë për Khavarixhët, se ata janë përmendur në fjalën e Allahut të Lartësuar:

{ قُلۡ هَلۡ نُنَبِّئُكُم بِٱلۡأَخۡسَرِینَ أَعۡمَـٰلًا (103) ٱلَّذِینَ ضَلَّ سَعۡیُهُمۡ فِی ٱلۡحَیَوٰةِ ٱلدُّنۡیَا وَهُمۡ یَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ یُحۡسِنُونَ صُنۡعًا (104) }

{Thuaj: a t’ju tregoj për më të humburit nga punët e tyre. Për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin mirësi me veprat e tyre}. [El-Kehf: 103-104]

📚 البداية والنهاية” (٥ /٣٨٧)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: