Ka thënë shejkhu i Islamit Ibnu Tejmijjeh -Allahu e mëshiroftë-:
Dhe ata khauarixhët kanë disa emra, u thuhet atyre:
- El-Harurijeh; sepse ata u rebeluan në një vend i cili quhet Harura.
U thuhet atyre: njerëzit e Nehrauan-it; sepse Aliu -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- i luftoi ata atje.
Prej llojeve të tyre:
Ibadijtë⁽¹⁾, pasuesit e Abdullah ibnu Ibād.
- El-Ezarikah: ata janë pasues të Nafi ibnu el-Ezrak.
- en-Nexhedat: shokët e Nexhdeh el-Harurij.
Ata janë të parët që i shpallën mosbesimtarë njerëzit e kibles për shkak të gjynaheve, të cilat i shohin ata se janë gjynahe, e kështu e bënë të lejuar gjakun e njerëzve të kibles dhe me këtë u bënë ashtu sikurse i cilësoi Profeti ﷺ:
“Vrasin njerëzit e Islamit dhe i lënë të qetë adhuruesit e idhujve.”
📚 مجموع الفتاوى” (٧ / ٤٨١-٤٨٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema
⁽¹⁾ Sh.p: ata gjenden në disa zona të gadishullit arabik, po ashtu në veri të Afrikës, veçanërisht në Algjeri, në një krahinë me emrin Gardajeh.