Fjalë të arta nga imami i Xherhit dhe Ta’dilit, dijetari i madh, Dr. Rabi’ el Medkhalij!
Pyetje:
A lejohet të kërkosh mëshirë për Sejjid Kutbin dhe për të ngjashmit?
Shejkh Rabi’ el Medkhalī:
O vëllezër, Sejjid Kutbi tanimë ka shkuar tek Allahu tebareke ue te’ala. Nuk kemi pse merremi me këtë gjë. Ne sot flasim për metodologjinë e tij, refuzojmë metodologjinë që la pas, metodologji e cila është shkatërrim për ummetin. Sa i takon Sejjidit, ai tanimë ka shkuar te Zoti i tij.
Çfarë dini ju rreth Bishër el-Merisit?
Cili është gjynahu më i madh që lidhet me të?
Unë po ju pyes. Çfarë do thoni?
Çfarë dini rreth Bishër el-Merisit?
Mendimi se Kur’ani është i krijuar; kjo është e njohur prej tij. Kjo dihej për të nga Ehlu Suneti i asaj kohe dhe vazhdon deri në Ditën e Kijametit, madje edhe te bidatxhinjtê ai është i pavlerë. Bishër el-Merisij thoshte se Kur’ani është i krijuar dhe në të njëjtën kohë refuzonte rafidat dhe khauarixhët, madje ka shkruar libra edhe në fi’kh. Pasha Allahun, këto nuk i vlejtën te njerëzit e hakut, të cilët ishin xhelozë për të vërtetën. Ai u rrëzua (prej tyre)! U rrëzua! Kuptoni?
Ndërsa Sejjid Kutbi mbajti flamurin e rafidave, të khauarixhëve dhe flamurin e të gjitha bidateve! Pavarësisht kësaj thonë: Sejjid Kutbi! Sejjid Kutbi! Sejjid Kutbi!
Ku shkoi menhexhi selefij?! Ku shkoi nderimi i menhexhit selefij?! Do atë që është mijëra herë më i keq sesa Bishër el-Merisij, i cili u rrëzua pavarësisht luftës së tij kundër rafidave dhe khauarixhëve, luftë e cila nuk i vlejti?!
Sejjid Kutbi, pasha Allahun, mban flamurin e rafidizmit kundër shokëve të të Dërguarit të Allahut dhe mban flamurin e khauarixhëve, të xhehmijeve dhe ithtarëve të panteizmit! Nuk ka bidat që s’e ka grumbulluar, qoftë të vjetër, qoftë të ri! Madje ka marrë edhe socializmin shkatërrimtar dhe thotë: “Islami duhet të gjykojë! Përse? Sepse ai është doktrina e vetme pozitive dhe konstruktive e cila përbëhet nga krishtërimi dhe komunizmi, të dyja të marra së bashku, me një përzierje të plotë që përfshin qëllimet e të dyjave dhe duke shtuar mbi to barazinë, bashkërendimin dhe drejtësinë”
Shih si na dilka Islami! Muhamed ibnu Abdullah ﷺ paska ardhur që të bëka një përzierje mes komunizmit dhe krishtërimit! Dhe na dilka prej kësaj një përzierje e plotë që përfshika qëllimet e komunizmit dhe krishtërimit! I përfshika ato plotësisht!
A kështu është feja islame?! Pasha Allahun, kjo është harmonia fetare (bashkimi i feve)! Unë nuk kam njohur njeri që këtë fjalë të mos e konsiderojë thirrje për harmoni fetare! Ka thënë Ismail el-Ensarij: Kjo është thirrje për harmoninë e feve!
Gjëja më e keqe është thirrja për harmoninë e feve, gjë për të cilën bën thirrje edhe (Hasen) et-Turabij sot.
Si mund të bëhet kombinimi në mes krishtërimit dhe komunizmit?! Përse nuk përmendi jehudizmin por solli këto të tjerat?! Pse përmendi komunizmin dhe krishtërimin dhe nuk solli të tjerat? Sepse jemi në luftë me jehudët, rrjedhimisht arabët do ta refuzonin përmendjen e jehudëve.
Me rëndësi është të përmendim se ai nuk ka lënë bela dhe bidat të madh pa e marrë dhe pa e transmetuar në librat e tij, mirëpo të rinjtë tanë nuk arrijnë ta kuptojnë të gjithë këtë, sepse dashuria për diçka të verbon dhe të shurdhon. I riu kalon nëpër këto bela dhe ose nuk arrin t’i kuptojë, ose i neglizhon dhe ecën.
Jua përsëris: Bishër el-Merisin selefët e kanë shpallur qafir, sepse thoshte që Kur’ani është i krijuar! Pasha Allahun, edhe Sejjid Kutbi e thotë këtë me një mënyrë më të pistë sesa e Bishër el-Merisij! Sejjidi e mohon të Folurin e Allahut! Sipas tij, Fjala e Allahut është thjesht dëshirë. E ka bërë të qartë këtë në librat e tij, në (tefsirin e tij) “Dhilal” etj.
Krahas kësaj, shan sahabët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ka ideologjinë e khauarixhëve e të tjera…; e megjithatë, mbetet i paprekshëm, edhe pse shan Islamin, profetët, sahabët! Të gjithë ç’përmenda i shan! Kjo është e ngjashme me atë që vepronin mushrikinët: ndonëse u kishte ardhur e vërteta, thoshin: lartësuar qoftë hubeli! lartësuar qoftë hubeli!
http://www.rabee.net/ar/questions.php?cat=31&id=246
Përktheu: Abdur-Rahman Mema