Loading

Pyetje drejtuar shejkh Rabi’ el Medkhalit:

Cili është mendimi juaj në lidhje me atë që thotë: selefitë i nxjerrin thirrësit nga feja dhe heshtin ndaj udhëheqësve dhe mëkatarëve, kësisoj selefizmi është bashkim mes medh’hebit të khauarixhëve dhe medh’hebit të murxhive?

El-al’lameh Rebi ibnu Hadī përgjigjet:

Thuaju: Jo, kjo është gënjeshtër! E vërteta është se gjendet një grup i cili quhet El-ikhuan el-Muslimun. Janë pikërisht ata që kanë bashkuar mes rafidizmit, kharixhizmit, irxhasë, medh’hebit të mu’tezilive, socializmit, laicizmit dhe të gjitha grupeve shkatërrimtare! El-ikhuan el-Muslimun janë ata që bashkojnë! Çdo gjë që mund të imagjinohet prej devijimeve dhe bidateve i gjen ato tek ky panair i madh, panairi i ikhuanëve!

Sa na përket neve insha’Allah, ne jemi në menhexhin e selefëve dhe nuk i shpallim për jobesimtarë thirrësit, madje jemi të kujdesshëm edhe në shpalljen e tyre për bidatxhinj. Kjo është prej gënjeshtrave të tyre! Prej veçorive që kanë janë gënjeshtrat, shpifjet dhe akuzat e pabaza!

Ne e luftojmë irxhanë! VAllahi! Irxhaja është prezente në mesin e tyre dhe ideologjinë e khauarixhëve! VAllahi ne e luftojmë dhe vAllahi ajo është prezente në mesin e tyre dhe në mendjet e tyre.

Ideologjia e khaurixhëve është e rrënjosur në zemrat dhe në mendjet e tyre, ndërsa ne vAllahi e luftojmë ideologjinë e khauarixhëve! Gjithë lavdet i takojnë Allahut! Ja ku është mejdani! Ja ku janë librat, inçizimet dhe qëndrimet tona ndaj irxhasë dhe khauarixhëve. I keni qëndrimet në librat, inçizimet dhe mësimet tona! Në çdo gjë! Ne jemi të gatshëm të nxjerrim çdo gjë prej këtyre që ju përmenda, prej këtij grumbulli! Shko tek ata dhe pyeti rreth irxhasë! E gjithë kjo është gënjeshtër pas gënjeshtre!

Sipas tyre, sot ummeti janë murxhinj. Ky është medh’hebi i kaderive! Allahu ju begatoftë! Kaderitë, zejditë dhe shiat e quajnë Ehlus-Sunnetin me termat “xheberijeh”, “murxhinj” dhe “muxhes’semeh”. I emërtojnë me emra të fëlliqur, emra prej të cilëve ata janë të pastër.

A e njihni ju irxhanë? A themi ne se imani nuk shtohet dhe nuk pakësohet?!

Nëse ne themi sot se hanefitë janë
murxhinj dhe se ata thonë që imani nuk shtohet dhe nuk pakësohet, kush do të dalë në mbrojtje të tyre? Ikhuanët! Do thonë: po përçani umetin! Pse thoni fjalë të tilla?

E shikoni apo jo? Nëse ne themi që hanefitë thonë se vepra nuk është prej imanit, pasha Allahun, të parët që dalin në mbrojtje të tyre janë El-ikhuan el-Muslimun! Do thonë: përse flet dhe përçan umetin?

E kuptuat?

Murxhitë janë brenda rreshtave të tyre. Ikhuan-ët në Siri, në Indi dhe Pakistan, të gjithë janë Murxhinj, ata janë prej tyre dhe kurrë nuk janë prej nesh.

Selefitë në çdo vend e luftojnë irxhanë. Ktheju librave tona dhe librave të dijetarëve tanë. Çfarë do gjesh në to? Në metodologjinë tonë çfarë do gjesh?

Do gjesh luftën ndaj irxhasë apo lavdërimin dhe praktiktimin e saj?

Sot irxhaja tek ata ka një përkufizim të ri: kushdo që nuk merr nga medh’hebi i Sejid Kutbit është murxhij. Sipas tyre, i gjithë umeti janë murxhinj!

Për këtë shkak, Muhamed Kutbi (vëllai i Sejid Kutbit), gjatë diskutimit për temën e doktoraturës së Sefer el-Haualī, tha:

Kjo irxha nuk është dmth Akidja që kanë njohur njerëzit, ky fenomen në ummet është prej fenomeneve e kësaj gjëje të njohur!

Muhamed Kutbi tha: me të vërtetë, irxhaja në fillim të Islamit ishte në kushte normale, ndërsa motivimi islamik ishte i fortë, kështu që irxhaja nuk pati mundësi të zbriste në terren, sepse i gjithë ummeti praktikonte Islamin. Më pas, kaloi një periudhë kohore dhe praktikimi i Islamit filloi të dobësohet fjala vjen në 10% dhe këtë terren e mbuloi irxhaja; më pas, me kalimin e ditëve, ra praktikimi i Islamit p.sh. në 50% dhe prapë këtë terren e mbuloi irxhaja; pak kohë pas kësaj, ra praktikimi i Islamit në përgjithësi dhe irxhaja i mbuloi të gjitha këto terrene, domethënë i gjithë umeti doli nga Islami!!

Përse (e thotë Muhamed Kutbi këtë)? Sepse në këtë diskutim, në këtë parathënie ai tha: irxhaja, edhe nëse nuk është më e keqe sesa laicizmi, nuk bie poshtë tij! I gjithë umeti sot është në një gjendje që, edhe nëse nuk është më keq se laicizmi, prapë nuk bie poshtë tij!

Përse? Sepse ata nuk punojnë me metodologjinë e Sejid Kutbit dhe Muhamed Kutbit! Nëse do punonin me metodologjinë e tyre, mbaroi çështja! Nuk ka më irxha! Por nëse e kundërshtojnë këtë metodologji, ata janë murxhinj, edhe nëse punojnë natë e ditë, mundohen, luftojnë dhe raskapiten!!! E kuptuat? Allahu ju begatoftë!

Murxhinjtë thonë: imani është pohim; as nuk shtohet as nuk pakësohet; dhe veprat nuk janë prej besimit.

Ekstremistët e tyre thonë: devotshmëria nuk bën dobi kur je jobesimtar dhe gjynahet nuk të dëmtojnë kur ke besim. Domethënë nëse ke besuar, mbaroi çështja! Meqënëse gjendet ky pohim, shko (sipas tyre) dhe bëj zina, vrit dhe prit, sepse kjo nuk të dëmton!

Kjo është irxhaja, vëllai im! A e kemi ne këtë medh’heb?! Apo e luftojmë?

http://www.rabee.net/ar/save.php?typ=2&newsid=175

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: