Al-lameh Ibnul Uthejmin rahimehullah:
Sa i takon ditës gjatë së cilës i kanë ardhur të përmuajshmet, agjërimi i saj është i pasaktë dhe pjesën tjetër të asaj dite konsumon ushqim. Atë ditë e kompenson. Sa i takon ditës gjatë së cilës u pastrua, njerëzit e dijes janë ndarë në dy këndvështrime: njëri prej tyre është se ajo e ka detyrë agjërimin (për pjesën e mbetur të ditës) -kjo në respekt të muajit- dhe e ka detyrë kompensimin e asaj dite, sepse ajo nuk e ka filluar nga fillimi. Këndvështrimi i dytë është se nuk e ka detyrë agjërimin gjatë asaj dite, sepse atëhere kur ishte detyrim, nuk ishte prej atyre që e kishte detyrim agjërimin, për shkak të menstruacioneve. Ajo nuk përfiton asgjë nga ky agjërim, por i bie të jetë thjesht diçka formale, ndaj ajo ditë nuk është diçka për t’u respektuar. Duke ngrënë në fillim të saj, u largua shenjtëria e ditës. Në lidhje me këtë është transmetuar nga Ibnu Mes’udi radijAllahu anhu të ketë thënë:
“Kush ha në fillim të ditës, le të hajë edhe në fund të saj.”
Bazuar në këtë, ajo nuk e ka detyrë që të agjerojë pjesën e mbetur të asaj dite. Ajo nuk përfiton asgjë nga kjo. Dhe Allahu e di më së miri. Sidoqoftë, e ka detyrë kompensimin e ditës. Siç është e njohur dhe e dukshme.
https://binothaimeen.net/content/8022
Përktheu: Abdur-Rahman Mema