Këshillë e shejkh Salih el Feuzanit hafidhahullah drejtuar grave:
Shpëtoni vetet tuaja! Shpëtoni vajzat, gratë dhe të afërmet tuaja përpara se t’ju befasojë prej Zemërimit të Allahut ajo që nuk mund ta përballoni! Pasha Allahun! Nëse dikush, dhjetë vjet përpara, do dilte të shihte gratë tona, do gjente ndryshim të madh mes grave të asaj e kësaj kohe: ummeti ka ndryshuar! Kohët kanë ndryshuar! Rrobat kanë ndryshuar! E gjithë kjo për shkak të neglizhencës dhe mungesës së kujdesit, për shkak të papërgjegjësisë së burrave ndaj grave dhe për shkak të mungesës së kujdesit të nënave ndaj vajzave të tyre: nëse nëna i rrit vajzat e vogla me lakuriqësi, me rroba të këqija dhe të fitnes, dhe si pasojë, shtëpitë rriten me këtë frymë, atëherë si mund të shpresohet për ummetin një e ardhme e mirë dhe e sigurtë prej fitneve?! Nëse i lejojmë fitnet të afrohen drejt nesh dhe të futen në shtëpitë e shoqëritë tona, do shkatërrohemi të gjithë! Me të vërtetë, Allahu azze ue xhel’le ka thënë:
{وَٱتَّقُوا۟ فِتۡنَةࣰ لَّا تُصِیبَنَّ ٱلَّذِینَ ظَلَمُوا۟ مِنكُمۡ خَاۤصَّةࣰۖ}
{Ruajuni fitneve, të cilat nuk godasin vetëm ata që bëjnë keq…}
Me të vërtetë, gjynahet dhe munkeratet, nëse shfaqen dhe nuk ndryshohen, atëherë ndëshkimi i përfshin të gjithë: të mirin dhe të keqin: i keqi dënohet sepse është gjynaqar, ndërsa i miri sepse nuk e ka refuzuar të keqen dhe nuk e ka kryer atë me të cilën Allahu e ka ngarkuar! Si pasojë, ndëshkimi i përfshin të gjithë! Allahu na ruajttë!
Është detyrë mbi ne që t’i frikësohemi Allahut! O ju gra, frikësojuni Allahut! Këshillojeni njëra-tjetrën me të vërtetën dhe këshillojeni njëra-tjetrën për durim!
Bëni durim gjatë fitneve! Mos u veçoni me ato femra të shthurura që veçoheni, femra të cilat janë të ndikuara nga perëndimi! Lëre pastaj, po na thonë (në lidhje me këshillat): Kjo është ashpërsi! Kjo është prej ekstremizmit etj.! Kjo është fanatizëm (prapambetje)! E përshkruajnë Islamin me këto cilësi!!!
E përshkruajnë atë që kapet pas fesë së tij, me këto cilësi!!! Sidoqoftë, ne duhet të bëjmë durim dhe mos t’u kushtojmë rëndësi as këtyre njerëzve, as fjalëve të tyre, por të kapemi pas fesë dhe moraleve tona, me qëllim që të shpëtojmë nga Ndëshkimi i Allahut subhanehu ue te’ala! O ju gra! Kini frikë Allahun në lidhje me vetet, bijat dhe me ato që janë përreth jush! Kini frikë Allahun, shpëtojeni shoqërinë nga ndëshkimi që po vjen, me qëllim që Allahu -subhanehu ue te’ala- të na mëshirojë!
Lus Allahun azze ue xhel’le që të na japë sukses në fjalë dhe vepra të mira!
Ue sal-la Allahu ue sel’lem ala nebijjina Muhamed ue ala Elihi ue es’habihi exhma’in.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema