Loading

Pyetje: A lejohet imamllëku i gruas? A ka argument për këtë gjë? Gjithashtu, ç’gjykim sheriatik ka imamllëku nëse ajo falet me një grup grash?

Muftiu: Al-lameh Ibnul Uthejmin rahimehullah

Përgjigje: Po, namazi i gruas me gratë nuk ka problem. E ndaluar është që ajo t’u prijë burrave. Gruaja nuk mundet që të jetë prijëse për burrat, sepse burrat janë përgjegjës mbi gratë dhe imami është përgjegjës mbi ata që janë pas tij, ndaj ajo nuk mund të jetë prijëse për burrat. Sa për gratë, atëherë po, mund të bëhet imame.

http://binothaimeen.net/content/12296

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: