Loading

Pyetje: disa gra përdorin pilula në muajin e Ramazanit që të zgjasin kohën e agjërimit pa ndërprerje, pra, që të mos u vijë cikli mujor dhe rrjedhimisht mos ta prishin agjërimin as edhe një ditë të vetme. A lejohet kjo?

Al-lameh Ibnu Baz rahimehullah:

Nëse kjo gjë nuk i dëmton, nuk di të ketë ndonjë problem, sepse në agjerimin me njerëzit ato kanë përfitim të madh, si dhe nuk kanë nevojë për t’i kompensuar ditët e lëna pas kësaj.

📚 فتاوى نور على الدرب” (٨٩/١٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: