Loading

Pyetje: Në fund, motra jonë pyet dhe thotë: Nëse gruaja ështe me menstruacione, çfarë gjykimi ka shkuarja në xhami për të prezantuar seminaret dhe ligjëratat; dhe kjo për të përfituar prej mësimeve të cilat në përgjithësi janë të dobishme?

Al-lameh Ibnu Baz rahimehullah përgjigjet:

Nëse gjen një vend pranë xhamisë e të dëgjojë prej tij, si p.sh. afër mihrabit ose në krah të xhamisë apo në fund të saj, nuk ka problem, ama jo brenda xhamisë, sepse Profeti alejhis selām ka thënë:

“Unë nuk ia lejoj xhaminë gruas me menstruacione dhe xhunubit.”

Dhe ka thënë Allahu në lidhje me xhunubin (kuptimi shqip i Fjalës së të Lartësuarit):

{Vetëm kur jeni udhëtarë} [En-Nisa’: 43]

Kur Profeti alejhis salatu uesselam e urdhëroi Aishen që t’i sillte hasrën prej xhamisë, ajo tha: unë jam me menstruacione.

I tha: “Menstruacionet nuk janë në dorën tënde.” Dhe e urdhëroi të kalojë dhe të marrë hasrën prej xhamisë.

Ama nuk bën që të ulet. Sa i takon kalimit të xhunubit dhe gruas me menstruacione, nuk ka problem, por jo që të ulet. Nëse gjen një vend jashtë xhamisë, për të dëgjuar nga aty mësimet, atëherë kjo nuk është problem.

📚 فتاوى نور على الدرب” (٤٤٠/٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: