Loading

Pyetje: Disa gra hanë gjatë Ramazanit për një arsye sheriatike. A munden të hanë haptazi apo kjo gjë duhet fshehtazi?

Al-lameh AbdulAziz ibnu Baz rahimehullah:

Përgjigje: Kush ha gjatë Ramazanit për një arsye legjitime, duhet të hajë fshehtazi. Kjo p.sh. në rastin e udhëtarit i cili nuk dihet që është udhëtar apo gruas që nuk dihet se është me menstruacione. Në këtë rast, hanë dhe pinë fshehtazi, që gruan mos ta akuzojnë se bën lëshime; gjithashtu, burri të mos akuzohet se bën lëshime në lidhje me Urdhrin e Allahut. Ama nëse burri është në mesin e disa njerëzve që ia dinë gjendjen e udhëtarit dhe nëse gruaja është në mesin e një grupi grash që e dinë se ajo është me menstruacione, atëherë nuk ka problem që të hahet dhe të pihet në mesin e tyre sepse ato e dinë gjendjen e saj. E njëjta vlen edhe për udhëtarin në mesin njerëzve që e dinë gjendjen e tij. Ama që të hajë në mesin e njerëzve që nuk ia dinë gjendjen, kjo nuk duhet bërë, përkundrazi, është detyrë mbi të që ta fshehë atë gjë, në mënyrë që të mos akuzohet për keq. Po ashtu gruaja së cilës nuk i dihet gjendja menstruale, nuk duhet të hajë dhe të pijë në mesin e tyre, sepse kjo shkakton sharjen (dhe konsiderimin) e saj si një grua që bën lëshime në Urdhrat e Allahut dhe nuk e agjëron Ramazanin.

📚 “فتاوى نور على الدرب” (٨٩/١٦)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: